LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të gjitha ambasadat e BE njëzëri/ Apel të fortë klasës politike

25 Maj 2019, 14:39, Aktualitet CNA
Të gjitha ambasadat e BE njëzëri/ Apel të fortë

Delagacioni i BE-së në Tiranë, vetëm pak orë para fillimit të protestës së opozitës, ka drejtuar një apel të fortë klasës politike në vend, që të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Delegacioni i BE-së dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se është urgjente gjetja e një zgjidhje për krizën politike në vend.

?Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.?-thuhet në reagim.

Por, ndërkohë duket se të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, janë njëzëri në të njëjtën linjë me deklaratën e mësipërme.

Deklarata e delegacionit të BE-së, është shpërndarë në të gjitha faqet zyrtare të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, në Tiranë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga