LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama nuk ndalon së vjedhuri"/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

25 Maj 2019, 09:07, Aktualitet CNA
"Rama nuk ndalon së vjedhuri"/ Ish-deputeti denoncon skandalin me

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha parash.

Shehaj shkruan se janë dhënë me koncension rrugët Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre ku, sipas tij, do të vidhen në total rreth  196 milion euro.

Shehaj sqaron se rruga Orikum-Dukat është 16 kolometra dhe do të kushtojë rreth 70 milion euro, ndërkohë që është rrugë me një korsi të vetme ndërsa rruga Milot-Balldre do të kushtoj 256 miolion euro dhe është 17 kilometra e gjatë.

“Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen.

Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre.” shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

 

Postimi i plotë i Agron Shehajt

Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen.

Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre.

Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro.

I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!/CNA.al

Lajmet e fundit nga