LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e sotme me një Opozitë "të zbutur"/ Dyshime për një marrëveshje Rama-Basha nën rrogoz

25 Maj 2019, 06:43, Aktualitet CNA
Protesta e sotme me një Opozitë "të zbutur"/ Dyshime

Sot do të zhvillohet protesta e gjashtë  kombëtare e opozitës joparlamentare.

Protestat pritet të fillojë në orën 19.00 përpara godinës së Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë, po një ditë më parë drejtuesit e Opozitës, ndërsa kanë ftuar qytetarët në protestë, kanë bërë thirrje edhe për distancim ndaj dhunës.

Gjithsesi policia, që prej ditës së djeshme ka marrë masat, duke rrethuar Kryeministrinë.

Në mbrojtje është marrë edhe godina e Kuvendit të Shqipërisë, nisur nga precedentët e mëparshëm, ku pas Kryeministrisë, protestuesit i janë drejtuar edhe Parlamentit.

Në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për te filmuar gjithçka nëse do të ketë dhunë. Shtyllat ku janë vendosur kamerat janë lyer me graso.

Patrulla të policisë janë vendosur pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës, duke nisur nga hyrja në kryeqytet dhe më gjërë.

Duhet thënë se kësaj proteste, i ka paraprirë një korespondencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Rama i ka bërë ftesë për dialog, por nga Basha ka marrë si përgjigje akuza. Gjithsesi ajo që vihet re dhe që lexohet qartë është se ka një zbutje të Opozitës joparlamentare, shkruan CNA.al.

Nën zë flitet për një tjetër marrëveshje Rama-Basha, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta, ripërsëriti se ishte gati të dorëzonte mandatin dhe të ndryshonte datën e zgjedhjeve. Meta kërkoi që zgjedhjet të shtyheshin, dhe  i njëjti qëndrim erdhi edhe nga Bundestagu gjerman.

Por, nga mazhoranca, nuk ka asnjë sinjal për shtyrje të zgjedhjeve. Dje, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se 30 Qershorin nuk e lëviz as topi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga