Connect with Us

“Na i solle zorrët në fyt”/Pas deklaratës së Olti Currit, Fifi i del në mbrojtje reperes shqiptare

Aktualitet

“Na i solle zorrët në fyt”/Pas deklaratës së Olti Currit, Fifi i del në mbrojtje reperes shqiptare

Publikuar

-

Pas këngës së publikuar nga Fifi “Habibi”,  ku dukej se i bënte diss reperes shqiptare Tayna në vargjet: “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”.

Por pas një viti, duket se Fifi i ka lënë pas mëritë, dhe ka mbështetur reperen. Ditën e djeshme Tayna postoi një foto me pazarin që kishte bërë dhe të cilat do i conte për bamirësi.

Më pas Olti Curri doli hapur kundra Tayna-s, pak pasi kjo publikoi në Instagram foton me ndihmat që po shpërndante për njerëzit në nevojë.

O Tayna na i solle zorrët në fyt që publikon këto “bamirësitë”. Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton se do t’i japin titullin shenjtore.” 

Këtu, Fifi iu kundërpërgjigj duke thënë se ndërsa Tayna dhuron 50 euro, Olti Curri rri dhe e shikon.

“Pastaj, se 5 euro se 50 euro… Kjo ka bo diçka, bile ti rrin e flet”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    25 Maj, 2019 at 4:50 pm

    Jepi Olsit nje K te modh,qe te kenaqet.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Masakra e Srebrenicës/ Rama flet si kryetari i OSBE: Të vihet drejtësi e të nxirren mësime

Publikuar

-

Nga

Masakra e Srebrenicës/ Rama flet si kryetari i OSBE: Të vihet drejtësi e të nxirren mësime

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për masakrën e Srebrenicës në cilësinë e kreut të OSBE.

Rama shkruan se sot se në kujtimin e këtij krimi mizor, duhet të dalim përtej përkujtimit dhe fjalëve dhe të mësojnë nga leksionet që na ka dhënë historia.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.

“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE