LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mega-Skandali Leskaj/ CNA.al ju bën thirrje misioneve diplomatike që të ndërhyjnë

25 Maj 2019, 08:14, Aktualitet CNA
Mega-Skandali Leskaj/ CNA.al ju bën thirrje misioneve diplomatike që

Skandali ka kapur “për fyti” Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nga një institucion i rëndësishëm shtetëror, pazaret politike e kanë kthyer në pronë private.

Rikthimi i kundërligjshëm i Bujar Leskaj në krye të KLSH me datë me 21 Maj 2019, përbën një rast flagrant dhe të papreçedentë.

Pasi e braktisi drejtimin e institucionit, Leskaj, pas gjashtë muajsh rikthehet dhe duke shkelur hapur Ligjin rimerr kompetencat.

Dhe në këtë pikë merr udhë skandali, i cili duket se është prodhuar me marrëveshje nga treshja Edi Rama-Ilir Meta-Lulzim Basha.

Ndaj heshtin, komponentët e pazareve Rama-Meta-Basha edhe pse ka shkelje të hapur të ligjit.

Asnjë fjalë nuk është thënë prej tyre për këtë skandal, të padëgjuar më parë në historinë politike në vitet e demokracisë në Shqipëri.

Edhe për më tepër hesht edhe Prokuroria e cila duhej të kishte nisur hetimet (ex officio), sipas detyrës zyrtare.

CNA.al ju bën thirrje misioneve diplomatike, të akredituar në Shqipëri, që mos të heshtin përballë këtij skandali, pasi KLSH është marrë peng, si pjesë e pazareve politike.

Nuk është parë dhe dëgjuar që një zyrtar i lartë i Shtetit, të braktisë detyrën, për 6 muaj të merret me biznese private dhe sërish të rikthehet sikur s’ka ndodhur asgjë.

CNA.al është një platformë mediatike shqiptare kritike ndaj politikave, platformave, sjelljeve dhe qendrimeve, të paligjshme a korruptive, të mazhorancës apo të opozitës, një zë publik mediatik në mbrojtje të intersave të shoqërisë.

Në kuadër të veprimtarisë sonë profesionale jemi vënë në dijeni dhe kemi denoncuar publikisht uzurpimin prej datës 21 Maj 2019 të një institucioni të lartë shtetëror, Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga ana e  ish drejtuesit të tij, z. Bujar Leskaj, të dorëhequr nga detyra që prej datës 28.12.2018.

Ngjarja është e mbushur me një numër episodesh, të cilat, secili në vetvete, përbëjnë shkelje të rënda të legjislacionit që qeveris fushën dhe të kodit penal shqiptar.

Misionet diplomatike kanë qenë në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për t?i kthyer Shqipërisë kulturën e sundimit të ligjit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të shëndoshur drejtësinë nga korrupsioni asfiksues.

Ne shpresojmë se ky përshkrim i ngjarjes nuk do t?ju lërë indiferent. Karshillëku që po i bëhet me këtë rast shtetit ligjor dhe institucioneve, si dhe toleranca fajtore e krerëve të shtetit ndaj ngjarjes, janë ogur i keq edhe për përpjekjet tuaja të çmuara për të kthyer normalitetin ligjor në këtë vend.

Shteti ligjor është në provë, drejtësia e re është në provë.

Ju lutemi që  në emër të publikut dhe ndjekësve tanë të ndërhyni sa më shpejt!

Mos lejoni që shteti ligjor të dështojë! Mos lejoni që standarti Leskaj të bëhet standart sundues në këtë vend! Përndryshe kalvari ynë drejt europianizimin do të bëhet më i rëndë, dëshpërimi dhe mosbesimi i shqiptarëve më i madh, arbitrariteti dhe abuzimi i pushtetarëve më i papërballueshëm.

Më poshtë po rendisim shkeljet që ka prodhuar “skandali Leskaj’

1.Z. Bujar Leskaj në dhjetor të vitit 2018 u largua nga detyra me një akt dorëheqjeje publike të parevokueshme. Ligji i fushë përmban detyrimin për të drejtuar institucionin, deri kur të kryhet zëvendesimi nga ana Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht se mandati mund të ketë përfunduar. Z. Leskaj preferoi të mos i nënshtrohej këtij detyrimi ligjor.

Dorëheqjen publike z.Leskaj e shoqëroi me një akt delegimi në dobi të znj. Lindita Lati, Drejtoreshë e përgjithshme brenda të njejtit institucion, pasi shpiku për këtë qëllim me vendim të vet, pozicionin e zv/kryetarit të KLSh (funksion I panjohur as nga kushtetuta as nga ligji I KLSh).

Akti i delegimit në fjalë është në kundërshtim me ligjin pasi d elegimi lejohet vetëm kur ligji e lejon shprehimisht këtë. Në rast të kundë rt akti është juridikisht të pavlefshëm.

Analiza juridike e dorëheqjes dhe e delegimit çon në mënyrë të paevitueshme në konkluzionin se veprimet e z. Leskaj formojnë shkelje të nenit 248 të Kodit Penal, në formën e shpërdorimit të detyrës nëpërmjet prodhimit të akteve përtej kompetencës duke keqpërdorur vulën dhe autoritetit e shtetit, ndërkohë që znj. Lati është në kushtet e shkeljes së nenit 246 të Kodit Penal, si person që ka përvetësuar një titull dhe detyrë shtetërore që nuk i përkiste.

Ngjarjet janë bërë publike në kohën kur kanë ndodhur. Media i ka referuar ato me të gjitha detajet e rastit. Çuditërisht, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk bënë veprime për të ndaluar shkeljet, për të rivendosur autoritetin e ligjit, për të ndërprerë ushtrimin e funksioneve publike pa tagër ligjor, si dhe për të nisur procedimin penal për shkelje të dispozitave të kodit penal. Përgjegjësia bie jo vetëm mbi shkelësit e ligjit, por edhe mbi Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe mbi Prokurorinë. Opozita e kaloi në heshtje këtë skandal në drejtimin e institucionit të vetëm të kontrollit financiar që ka Shqipëria.

2.Më datë 21 maj 2019, pesë muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte njoftuar angazhimin në një projekt privat, z. Leskaj është kthyer në institucionin që kishte braktisur. Nga person privat (ne në shqip i themi ?nga rruga?), z. Leskaj ka ushtruar de facto një autoritet që nuk ia njihte as ligji dhe që nuk mund t?ia jepnin as institucionet e emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, pa kryer procedura të rregullta emërimi. Me këtë ?autoritet? të paligjshëm ai ka pranuar dorëheqjen (nga çfarë?!!!!) të znj. Lati dhe ka vendosur të ushtrojë funksionet e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Prej këtij momenti, Zoti Leskaj është në mënyrë flagrante në shkelje të nenit 246 dhe 249 të Kodit Penal, për kryerje të funksioneve pasi ato kanë përfunduar. Veprimi i paprecedent sfidon kushtetutën e vendit, sistemin juridik, autoritetin e organeve të larta shtetërore, sikurse rrënon veprimitarinë e vetë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përgjegjësia bie jo vetëm mbi shkelësin e ligjit, por edhe mbi Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe mbi Prokurorinë. Opozita e kaloi në heshtje edhe këtë skandal të dytë në drejtimin e institucionit të vetëm të kontrollit financiar që ka Shqipëria.

3.Sot brenda zyrave të KLSH,  z. Leskaj mund të jetë duke kryer vepra të tjera penale, minimalisht atë të parashikuar nga neni 301 i kodit penal, në formën e veprimeve që pengojnë zbulimin e një krimi.

Shteti ligjor ka mjaft instrumente për t?u mbrojtur nga një individ që ligji i ka garantuar statusin dhe gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykates së Lartë, por që sillet me detyrën dhe institucionin si bandit i papëgjegjshëm.

Ajo që na habit dhe shqetëson si medie është fakti, se shkelja bëhet hapur, në sytë e publikut dhe të institucioneve përgjegjëse dhe asnjeri prej tyre nuk reagon sipas detyrimeve dhe përgjegjësive që i takojnë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta kishte shoqëruar jashtë zyrave të institucionit që në pesë minutat e para të tentativës së tij. Për këtë mjaftonte autoriteti ligjor i sherbimit të roje së institocionit. Në të vërtetë e gjithë hierakia e KLSH i kanë dhënë pa rezistencë njeriut të rrugës çelësat e institucionit.

Kuvendi duhet të kishte filluar hetimin administrativ për sjelljen e zyrtarit të emëruar prej tij. Kuvendi është organi i vetëm mbikqyrës i veprimtarisë së KLSH-së. Nëse nuk mbikëqyr dhe nuk ndalon këtë skandal, atëherë mbikëqyrja parlamentare nuk është tjetër veçse një teatër grotesk.

Prokuroria e Republikës duhet të kishte nisur hetimin për shpërdorim detyre ndaj zoti Bujar Leskaj, gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe ndaj zyrtares së ?deleguar? të tij, që me autorizimin e pavleshëm të zotit Bujar Leskaj ka nënshkruar pa asnjë tagër juridik shkresa dhe korrespondenca me kompetenca që nuk i janë referuar me asnjë dispozitë ligjore dhe nga asnjë vendim emërimi i organeve që kanë detyrim ligjorë të caktojne kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Në të kundërt, institucionet heshtin, mazhoranca hesht, opozita hesht. Kjo të krijon përshtypjen se të gjithë janë bërë bashkë në shërbim dhe mbrojtje të uzurpatorit të KLSH-së, të gjithë bashkë kundër ligjit, shtetit ligjor dhe funksionimit të rregull të institucioneve./CNA.al

Shënim/ Bujar Leskaj si pazari i parë i Ramës, Bashës dhe Metës

Rikthimi enigmatik i Bujar Leskajt në zyrat e KLSH-së

Kush po e përdor më fort sot Bujar Leskajn?!

Cna.al e paralajmëroi/ Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH

Lajmet e fundit nga