LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca e vendosur/ Burg kush cënon zgjedhjet, data nuk ndryshon

25 Maj 2019, 15:36, Aktualitet CNA
Mazhoranca e vendosur/ Burg kush cënon zgjedhjet, data nuk ndryshon

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës, se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.

Nga Prrenjasi, ku së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilluan një takim elektoral, ku prezantuan kandidatin socialist për këtë bashki, Nuri Belbën, deputeti Balla tha se kushdo që do përpiqet të cenojë zgjedhjet do përballet me ligjin.

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga