LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letrat për dialog/ Besnik Mustafaj tallet me Ramën

25 Maj 2019, 15:59, Aktualitet CNA
Letrat për dialog/ Besnik Mustafaj tallet me Ramën

Ditët e fundit kryeministri Edi Rama i ka dërguar tre letra publike kryedemokratit Lulzim Basha, ku i bën ftesë për dialog.

Rreth kërkesave të Ramës ka folur ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nga rubrika “Kjo Javë”.

Mustafaj thekson se rruga që ka zgjedhur Rama tregon që ai nuk don të negociojë.

Më tej ai ironizoi Ramën duke u shprehur se më gjithë këto letra Rama po përgatit një libër tjetër.

“Letrat nuk janë rruga e duhur. Nëse ai do të donte vërtetë negociata nuk do të dërgonte letra publike. ka plot mënyra të tjerë për të komunikuar me dikë që don ta ftosh në dialog. Kjo gjë tregon që Rama nuk kërkon negociata. Me gjithë këto letra ai mesa duket po përgatit një libër tjetër. Negociatat e vërteta bëhen ndryshe nga rruga e letrave që ka zgjedhur Rama”,-tha Mustafaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga