LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+video nga protesta/ Ja çfarë po ndodh para Kryeministrisë

25 Maj 2019, 18:32, Aktualitet CNA
Foto+video nga protesta/ Ja çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, prej orës 19:00, opozita e bashkuar po zhvillon protestën e gjashtë kombëtare, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Opozita akuzon Ramën se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit dhe kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndërkohë, në protestën e sotme, ndryshe nga herët e tjera, situata duket e qetë dhe nuk ka pasur akte dhune.

Incidentet kanë qënë sporadike, ku disa militantë hodhën tymuese tek Ministria e Brendshme, ndërsa gjatë fjalës së Bashës u hodhën bojë dhe kapsolla drejt Kryeministrisë.

Për më tepër, më poshtë sjellim foto dhe video në kohë reale, nga protesta para Kryeministrisë:/ CNA.al

Lajmet e fundit nga