Connect with Us

Foto-Protestuesit i shkelin mbi fytyrë/ Tepsia kthehet në bumerang për Ramën

Aktualitet

Foto-Protestuesit i shkelin mbi fytyrë/ Tepsia kthehet në bumerang për Ramën

Publikuar

-

Një tjetër mënyrë proteste që kanë zgjedhur ditën e sotme protestuesit është edhe ajo nëpërmjet tepsisë e cila ka qenë kryefjala e fushtatës së Ramës në vitin 2017.

Protestuesit mbajnë në duar tepsi me mbishkrimin  Rama ik dhe në formë proteste hedhin lekë brenda tepsive. por gjithashtu në disa prej tepsive është vendosur fotoja e famshme e Ramës me makarona.

Protestuesit kanë shkelur mbi fytyrën e Ramës që është e ngjitur nëpër tepsia./CNA.al

 

 

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE