Connect with Us

Deputeti gjerman kundër shtyrjes së zgjedhjeve/ Palët politike duhet të dialogojnë

Aktualitet

Deputeti gjerman kundër shtyrjes së zgjedhjeve/ Palët politike duhet të dialogojnë

Publikuar

-

Nicolas Lobel deputet i CDU/CSU dhe raportues për Shqipërinë është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ndërsa u pyet nëse duhet të shtyhen zgjedhjet lokale, Lobel tha se “Jo. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim për kohën kur mbahen apo jo zgjedhjet. Ne si Gjermani kemi një qëllim të vetëm. Ne duam vetëm të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Për ne ka rëndësi vijimi reformës në drejtësi përfshi reformën zgjedhore. Por mendoj se gjithçka varet nga ajo që thuhet në kushtetutën e vëndit tuaj. Kushtetuta është mekanizmi më i mirë që një demokraci mund të ketë në Gjermani, në Francë në Shqipëri, e kudo. Pra kjo çështje mbetet në atë që thotë kushtetuta.”.

Gjithashtu ai apeloi klasën politike që t’i kthehen rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale.

“Nëse dëshironi të merrni përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve demokratike parlamentare dhe të marrin pjesë në fushatën elektorale . Është në dorë të çdo partie siç edhe kolegët e mi e kanë thënë të gjejnë rrugën e negociatave pa asnjë kusht paraprak si nga qeveria dhe opozita.”-tha deputeti gjerman Nicolas Lobel.

Po ashtu ai tha se Gjermania është e gatshme të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve politike, gjithmonë nëse kjo do t’i kërkohej nga Shqipëria.

“Nëse Shqipëria do t’i kërkojë Gjermanisë ndihmë si ndërmjetësuese ne do të përfshihemi në këtë, por si miq, si mbështetës dhe asgjë më shumë”.-u shpreh Nicolas Lobel.

Sipas Lobel, bojkoti i zgjedhjeve është i papranueshëm.

“Është me rëndësi t’i drejtohemi të gjitha partive politike të bëhen gati për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe të ulen për dialog pa kushte paraprake. Nuk duhet të ketë asnjë kusht nga qeveria apo opozita. Vendi juaj ka një qeveri të zgjedhur e cila ka marrë të gjitha përgjegjësitë. Nga ana tjetër edhe opozita ka përgjegjësitë e saja të sillet sipas rregullave demokratike në Parlament dhe jo në rrugë. Siç edhe kolegët e mi e kanë thënë në deklaratë ne duam të ndihmojmë në të ardhmen europiane. Merr një rëndësi të veçantë tani që të gjithë aktorët të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ku partitë duhet të shpalosin idetë e tyre.Kjo është demokracia. Prandaj ne përsërisim se duhet dialog për të mbërritur në një zgjidhje paqësore”.-deklaroi deputeti Nicolas Lobel.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE