LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA kundër akteve të dhunës/ Autorët të vihen përpara përgjegjësisë

25 Maj 2019, 15:04, Aktualitet CNA
Ambasada e SHBA kundër akteve të dhunës/ Autorët të

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që opozita pritet të mbajë sot para Kryeministrisë.

Vetëm dy orë para fillimit të protestës, ambasada e SHBA në një deklaratë për mediat ka dënuar ashpër aktet e dhunës.

Ambasada e SHBA i cilëson të paligjshme dhe jo demokratike hedhjen e bombave moloov, ndërsa deklaron se autorët e akteve të dhunës duhen vënë përpara përgjegjësisë.

?Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme ? si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese ? që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.

Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.

Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.?-thuhet në reagim.

Kujtojmë këtu se në të njëjtën linjë ishin edhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, të cilat pak më parë bënë thirrje për dialog mes palëve politike si dhe u shprehen kundër akteve të dhunës./ CNA.al

Të gjitha ambasadat e BE njëzëri/ Apel të fortë klasës politike

Lajmet e fundit nga