LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentohet në punë/ Humb jetën shqiptari në Itali

25 Maj 2019, 15:55, Aktualitet CNA
Aksidentohet në punë/ Humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë raportohet nga shteti fqinj, Itali, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në La Loggia, provincë e Torinos, ndërsa viktima është një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari ishte duke hapur një gropë në momentin kur pati rrëshkitje dheu, çka rezultoi fatale për të./CNA.al

Lajmet e fundit nga