LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzim me pronat/ Arrestohet ish-zyrtari

25 Maj 2019, 11:54, Aktualitet CNA
Abuzim me pronat/ Arrestohet ish-zyrtari

Policia ka arrestuar sot dy persona në Shkodër. Të arrestuarit kanë qenë në kërkim për ?shpërdorim detyre? dhe ?dhunë në familje?.

Njëri prej tyre është ish-kryetarin e komunës Shalë në Shkodër, Dedë Tonaj, 48 vjeç.

Tonaj ka qenë i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg pasi akuzohej për abuzim me pronat.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ?Shperdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale ?Dhunë në familje?, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga