LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Skënder Gjinushi prezanton platformën

24 Maj 2019, 09:13, Aktualitet CNA
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave/ Skënder Gjinushi prezanton

Sot organizohen zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, zgjedhje këto që kanë marrë vëmendjen e mediave dhe të publikur pasi ka patur mjaft debate dhe diskutime lidhur me ndryshimet që priten të bëhen në këtë institucion.

Mazhoranca ka propozuar Skënder Gjinushin për të qenë në krye të këtij institucione, por shumë intelektualë si dhe opozita e kanë quajtur këtë propozim si  një përpjekje nga ana e qeverisë për të sunduar politikisht Akademinë e Shkencave pasi Gjinushi është i vetmi kandidat dhe në këtë kontekst zgjedhjet janë thjesht formale.

Akademiku Artan Fuga është shprehur kundër këtyre zgjedhjeve dhe i quan të paligjshme. Fuga shprehet se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas tij ky është një puç institucional.

Edhe Edmond Spaho, nga partia demokratike është shprehur kundër zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave duke u bërë thirrje intelektualëve që t?i bashkohen aksionit opozitar dhe të protestojnë kundër kësaj qeveria.

Në lidhje me këto zgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri e cila shprehet se akademikët që marrin pjesë në këtë votim ka pak gjasa që ta meritojnë këtë titull.

?Nëse do të ketë akademikë që do të shkojnë nesër në votim, ka pak gjasa ta meritojnë më këtë titull. Zgjedhjen e kanë bërë vetë!?, shprehet pedagogia.

44 akademikë do të votojnë sot në orën 10:00 në sallën ?Aleks Buda? për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave. Ndërsa, i vetmi kandidat për këtë post, është akademiku Skënder Gjinushi.

?Do reformojmë akademinë. Do ofrojmë forma bashkëpunimi për anëtarët e jashtëm. Do investojmë për këtë akademi. Akademia, mbështetëse e qeverisë dhe shoqërisë. Do ngrejmë akademinë  e të rinjve. Do kemi prirje të reja për kërkimin shkencor. Këta të rinj, duhet të ndihen të përfshirë në objektivat e Akademisë së Shkencave. Pseudoreforma që duan të mbyllin dyert për vetë akademinë. Sfida jonë e madhe, është hapja e Akademisë ndaj akademisë së rajonit, dhe në Kosovë. Do përfaqësojmë vlerat më të mira.?- Ka thënë Gjinushi ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga