LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave/ Reagon ashpër Altin Goxhaj

24 Maj 2019, 12:36, Aktualitet CNA
Zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së

Sot Skënder Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave.

Kandidimi i tij u kontestua në masë, jo vetëm për faktin se nuk kishte konkurentë por edhe duke e lidhur me të shkuarën e Gjinushit.

Sipas avokatit Altin Goxhaj vënia Gjinushit në krye të Akademisë Bolshevike të Shkencave është mundësia më e mirë për të na bindur që duhet të themelojmë nga e para një Akademi Kombëtare me në krye dijetarë, studiues dhe shkencëtarë.

“Unë mendoj se vënia Gjinushit në krye të Akademisë Bolshevike të Shkencave është mundësia më e mirë për të na bindur që na duhet të themelojmë nga e para një Akademi Kombëtare me në krye dijetarë, studiues dhe shkencëtarë patriotë që të punojë për Shqipërinë dhe jo Partinë”, shkruan Goxhaj, në rrjetet sociale.

Goxha sugjeron që  këtë Komitetin Qëndror të Sekretariatit Akademik të Partisë me në krye Shokun Gjinushin duhet ta nxjerrim jashtë ligjit duke i sekuestruar të gjithë burimet për t’ja kaluar Arkivës së një Akademie Kombëtare që duhet themeluar nga e para si organizatë publike me ligj të veçantë por krejt të pavarur nga Partia dhe Qeveria./CNA.al

Lajmet e fundit nga