LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vokshi i përvishet Spiropalit/ “Siguroi pasuri për disa breza me vjedhjen në dogana”

24 Maj 2019, 19:06, Aktualitet CNA
Vokshi i përvishet Spiropalit/ “Siguroi pasuri për disa breza me

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres Elisa Spiropali, e cila u shpreh se shqiptarët nuk duan që zgjedhjet të shtyhen.

Sipas Vokshit, Spiropali ka hallin e karriges së Ramës dhe të pasurisë së saj që bëri duke vjedhur në dogana.

Vokshi shkruan se Spiropali përdor gjuhën e urrejtjes për këdo që rrezikon pushtetin e Skënderbeut të saj.

Postimi i plotë:

Elisa Spiropali që habiti dhe anglezet e Crown Agents me vjedhjen në dogana, e për pak muaj punë në dogane siguroi pasuri për disa breza, ka hallin e karrikes së Ramës dhe pasurisë së saj.

Ndaj përdor gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes ndaj kujtdo që i rrezikon pushtetin Skënderbeut të saj. Duan që njerëzit të heshtin e të rrinë urtë që Rama të vazhdojë të vjedhë paratë, pronat, zgjedhjet, të kontrollojë cdo pushtet së bashku me kriminelët.

Por i kanë bërë llogaritë gabim. Mbi 60% e shqiptarëve rrefuzojnë modelin e dhunës, konfliktit, përcarjes. Mbi 60% e shqiptarëve duan që zgjedhjet të shtyhen, duan zgjedhje të reja, të lira e të ndershme! Dhe kauza e tyre është beteja jonë, për të cilën do luftojmë deri në fund e do bëjmë cdo saktificë.

Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t?i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar!

Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij.

Nesër, në 25 Maj të protestojmë për një Shqipëri demokratike ku të reapektohen të drejtat ligjore e kushtetuese. Të protestojme për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ne nuk e dorëzojmë demokracinë!

#RamaIk #25Maj

Spiropali i përgjigjet Berishës/ ?Vazhdo bjeri të njëjtës daulle! Do e shohim me 30 qershor?

Lajmet e fundit nga