LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili sulmon kreun e ONM/ Kthyet drejtësinë në pronë të rilindjes

24 Maj 2019, 19:06, Aktualitet CNA
Vasili sulmon kreun e ONM/ Kthyet drejtësinë në pronë

Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveffa Ruiz Calaveras.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili shkruan se Calaveras  ka shkatërruar Reformën në Drejtësi duke e kthyer atë në pronë të rilindjes.

Postimi i plotë

Calavera do te frikesohet, kur te auditohen milionat e BE per reformen e deshtuar ne drejtesi!!

Genoveffa Calavera foli serish… ashtu shtrember,jo parimore dhe kunder reformes…si gjithmone.

Personalisht,ne cilesine e Ministrit te Drejtesise,kam debatuar fort me kete zonje,kur kjo insistonte te pranonim Kushtetuten e perkthyer gabim ne anglisht dhe mbi kete baze te ndertonim ligje te gabuara,qe ne fakt u ndertuan si te tilla dhe rrenuan,qe ne start nje reforme te shumepritur.

Po kjo zonje insistonte qe per Operacionin Nderkombetar te Monitorimit te mos kishte nje marreveshje te miratuar me ligj ne Kuvendin e Shqiperise dhe se mjaftonin muhabetet e bera mes saj dhe sekretarit te pergjithshem te kryeministrit,duke shkaterruar nje reforme te miratuar me 140 vota me parlament.

Per kete ceshtje iu jam drejtuar me shkrim edhe ambasadoreve te SHBA dhe BE ne ate kohe.

Po per Calaveren deformimi antikushtetues i reformes ne drejtesi dhe kapja e drejtesise nuk kishte asnje rendesi.

Calavera heshti,kur rilindja perbuzi dhe hodhi poshte sugjerimet e ONM, ku dhe vete kjo zonje eshte pjese, per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim dhe KLP dhe KLGJ u mbushen me njerez pa asnje integritet deri edhe me bashkepuntore te sigurimit te shtetit.

Calavera deklaronte me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo do te ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.

Calavera heshti edhe kur u hodhen poshte sugjerimet e ONM gjate vetingut duke e shnderruar vetingun ne nje proces me dy standarte sipas konstatimeve te Komitetit te Helsinkit dhe te tjereve.

Calavera heshti edhe kur vete anetare te komisionit te Vetingut rezultuan pa asnje integritet dhe qe s’duhet te ishin kurre pjese te atyre komisioneve.

Calavera heshti edhe per dekapitimin e drejtesise, qe mbeti pa Gjykate Kushtetuese dhe te Larte.

Calavera heshti dhe nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes ndonese mijerat e eurove vazhdonte ti merrte qetesisht si pjestare e bordit te ONM.

Perse sherbyen keto miliona euro te BE, pra te taksapaguesve europiane, qe i faturohen qytetareve shqiptare si ndihme per reformen??

Ne do ta kerkojme auditimin e ketyre miliona eurove.

Shqiptaret duhet ta dine sa euro kane marre Genovefa me shoke per te prodhuar kapjen e drejtesise nga rilindja.

Calavera nuk shqetesohet fare,qe drejtesia u kap dhe ate tanime nuk e beson me kerkush.

Reforma e Calaveres & co thjesht i vuri emrin pronarit duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.

Heshtja e denueshme per kete shkaterrim te Reformes ne Drejtesi e Calaveres i ka hequr asaj te drejten dhe mundesine qe te flase,qe te beje sikur preokupohet dhe te te sugjeroje per kete reforme.

Calavera e humbi mundesine qe te ndihmonte per te bere reformen ne drejtesi,qe shqiptaret prisnin, bile per fat te keq ndihmoi per te kunderten.

Tanime i mbetet vetem te vazhdoje te marre edhe per pak kohe mijrat e eurove per nje reforme qe zhgenjeu thelle shqiptaret.

Por auditimi i dhjetra milion euro te BE per reformen ne drejtesi do te kryhet patjeter……deri atehere pres me durim te degjoj serish Calaveren, sigurisht ne se do te kete fuqi dhe kurajo qe te flase../CNA.al

Lajmet e fundit nga