LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregu i mbushur me produkte të skaduara/ Çfarë hanë e pinë shqiptarët

24 Maj 2019, 11:11, Aktualitet CNA
Tregu i mbushur me produkte të skaduara/ Çfarë hanë e

Aku ka bllokuar sot 193.23 kg produkte të skaduara për asgjesim, ndërsa i ka vënë një gjobë prej 800,000 lekë për subjektin që tregtonte produkte të skaduara.

Ushqimet e skaduara ishin vaj ulliri, kanace birre, karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me fokusin për të mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve vijon pandërprerë kontrollet tek Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, si dhe parandalimin e praktikave mashtruese që subjekte të ndyshme tentojnë të bëjnë.

Në vijim të një komunikimi nëfaqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori ?Market Geni? me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve)as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:

Në total u bllokuan për asgjesim 193.2kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.

P?r shkeljet e konstatuara dhe bazuar n? parashikimet e Ligjit për ?Ushqimin? dhe ligjit p?r ?Inspektimin n? Republik?n e Shqip?ris??, AKU vendosi masat administrative si me poshte:

AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Në këtë rast risku ushqimor u menaxhua, por si ky rast (operatorë që tregtojnë produkte të skaduara) mund të ketë edhe të tjerë. E nëse ka, ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tonë e duhen trajtuar sipas parashikimeve ligjore, siç u veprua në këtë rast.

Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.

Lajmet e fundit nga