LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri jashtë një xhamie, humb jetën një person

24 Maj 2019, 18:20, Aktualitet CNA
Të shtëna me armë zjarri jashtë një xhamie, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën një person.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ngjarja është regjistruar jashtë xhamisë Al Iman, në rrugën NW 25-të Avenue.

Viktima, një burrë identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur i vdekur jashtë një veture me plumba të shumtë në trup.

Policia nuk ka dhënë  ende asnjë informacion për identitetin e autorit të mundshëm dhe as arsyet nuk janë bërë publike. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga