LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shqiptarëve i ka shkuar thika në palcë"/ Basha qan për varfërinë

24 Maj 2019, 15:44, Aktualitet CNA
"Shqiptarëve i ka shkuar thika në palcë"/ Basha qan

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga qyteti i Burrelit ku po zhvillon një takim me qytetarët deklaroi se e ardhmja e shqiptarëve nuk mund të jetë në dorën e krimit.

Sipas Bashës, prej 6 vitesh shqiptarëve i ka shkuar thika në palcë, nga varfëria.

Basha theksoi se Rama po të kishte 1/1000-tën e dinjitetit të Teresa May-t do të ishte larguar me kohë.

?E ardhmja e shqiptarëve, e ardhmja e rinisë nuk do të jetë më kurrë në duart e krimit. Në duart e atyre që shkatërrojnë instistucione për të grabitur Shqipërinë. Kjo e ardhme do të jetë vetëm në duart tuaja dhe në duart tona. Prej 6 vitesh thika e së keqes ka shkuar në palcën e çdo shqiptari. Varfëria u ul këmbëkryq. Çmimet u rritën. Taksat po ashtu. Baballarë, kryefamiljarë u arrestuan se nuk paguanin dot energjinë dhe nga ana tjetër oligarkët me aferat më korruprive që ka parë Europa nuk shkuan kurrë para drejtësisë. Edi Rama po të kishte 1 të 1000-tën e dinjitetit të Teresa May do të ishte larguar me kohë?,-tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga