Shqipëria ndryshon skemë, ky pritet të jetë formacioni i Edi Rejës – CNA
Connect with us

Sport

Shqipëria ndryshon skemë, ky pritet të jetë formacioni i Edi Rejës

Publikuar

-

Edi Reja duket se ka sjellë një tjetër frymë në Kombëtare. Trajneri i ri i Shqipërisë vjen me një risi të rëndësishme që në seancën e parë stërvitore: Dronin. Dje në ambientet ku ekipi është stërvitur në Durrës, ka qenë i ngritur në ajër edhe një dron, me të cilin trajneri dhe video-analisti i skuadrës kanë vendosur që të vëzhgojnë të gjithë perimetrin e fushës, për të parë me detaje çdo lëvizje të futbollistëve në fushë përgjatë të gjithë minutazhit të stërvitjes.

Edhe pse në fushë nuk ka qenë e plotë skuadra me të cilën ai do të futet në ndeshjet zyrtare, Reja ka nisur punën e tij në krye të Shqipërisë, teksa u ka folur lojtarëve për qëllimin që duhet të kenë në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje, si dhe mundësitë që ka një ekip për të arritur diçka. Më tej, trajneri me të gjithë ndihmësit e tij kanë ndjekur seancën stërvitore, duke udhëzuar futbollistët që të kryejnë me qetësi dhe përpikëri të gjithë seancën stërvitore.

FORMACIONI

Është ende herët për të folur për formacionin, teksa nuk është publikuar lista e plotë e Kombëtares, por duke njohur filozofinë e punës së trajnerit të Kombëtares, Shqipëria e Rejas mund të rreshtohet me 3-5-2.

Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli, pa harruar Veselin, mund të jenë treshja e mbrojtjes në qendër, duke qenë se kapiteni Mavraj është i pezulluar ndaj Islandës.

Në mesfushë, një vend për Elseid Hysajn, sigurisht me detyra specifike, pse jo më së shumti mbrojtëse. Basha para mbrojtjes dhe Xhaka në të majtë të treshes qendrore.

Nga krahët, Roshi është opsion, por në duel me Grezdën për të djathtën. Në të majtë, Uzuni apo Lenjani mund të duelojnë gjithashtu me Jahmir Hykën.

Në sulm pritet të zënë vend dy nga 3 qendërsulmuesit: Cikalleshi, Balaj, Sadiku. Me Berishën në portë, nisur nga dyshimet për Strakoshën, kjo mund të jetë një ide për Shqipërinë nën drejtimin e Edi Rejas.

Formacioni i mundshëm:

Berisha
Dermaku, Gjimshiti, Ismajli
Hysaj, Basha, Xhaka, Memushaj, Lenjani
Balaj, Cikalleshi

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ka lindur në Tiranë dhe ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare/ Ylli shqiptar pranë transferimit te Juventus

Publikuar

-

Akademisë së Juventusit mund t’i bashkohet së shpejti një talent shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës Primavera të Empolit, Kleis Bozhanaj. Futbollisti i lindur në Tiranë është prej më shumë se dy vitesh pjesë e ekipit toskan, ku pak muaj më parë firmosi kontratën e parë profesioniste.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari italian Matteo Pedrosi. Në sezonin që lamë pas të kampionatit Primavera, Bozhanaj u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe shërbeu 3 asiste.

Para kalimit përtej Adriatikut, Bozhanaj ka qenë pjesë e disa ekipeve në kryeqytet si Dinamo, Olimpik, Partizani dhe Internacional. Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares U-17 dhe U-19.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

30 ekipet me më shumë trofe të fituar në histori/ Vendi i parë as që ju shkon në mendje

Publikuar

-

Futbolli luhet për të fituar trofe. Çdo lojtar dhe trajner, synon që të fitojë sa më shumë tituj, pasi në fund të fundit, futbolli është një garë dhe vetëm fituesi vlerësohet. Skuadra si Real Madrid dhe Barcelona kanë dominuar futbollin në vitet e fundit, por skuadra si Rangers dhe Ajax kanë fituar trofe të shumtë vitet e shkuara.

Sot, është publikuar lista me 30 klubet më të suksesshme në botë dhe këtë listë, e kryeson ekipi egjiptian, Al Ahly. Plot 118 trofe ka fituar Al Ahly, që ndiqet nga Rangers me 115. Podiumin e plotëson skuadra uruguaiane, Club Nacional, me 113 trofe. Më poshtë, është dhe lista e plotë me 30 skuadrat më të suksesshme në botë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk i hiqet nga mendja/ Ribery tregon padrejtësinë më të madhe që i kanë bërë në karrierë

Publikuar

-

Franck Ribery tashmë ka mbyllur pas 12 viteve aventurën me Bayern Munich, ndërsa është në pritje të një oferte e cila do t’i japë stimulin e duhur për të vazhduar në moshën 36-vjeçare. Ndërkaq, në një intervistë për “L’Equipe”, francezi ka rikthyer edhe një herë në memorie çmimin e “Topit të Artë” në vitin 2013.

Vit në të cilën, sulmuesi udhëhoqi Bayernin në triumfin e Champions League, megjithatë sërish ky fakt nuk mjaftoi që në fund Ribery të shpallej fituesi i çmimit prestigjioz individual, teksa u mposht në atë garë nga Cristiano Ronaldo. Ylli francez është shprehur se ajo është padrejtësia më e madhe që i është bërë ndonjëherë.

“Ka qenë më shumë se thjesht një zhgënjim, ka qenë padrejtësia më e madhe në karrierën time. Dhe jo vetëm për mua por edhe për shumë persona të tjerë. Isha më i miri në atë vit dhe sërish përfundova i treti. Nuk i kisha asgjë zili ndaj Messit dhe Ronaldos në atë vit. E them me shumë përulësi sepse kjo është e vërteta”, u shpreh Ribery.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Aktualitet08:27 - 4 Qershor, 2019

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Nga Emma Graham-Harrison Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë...

Aktualitet12:28 - 3 Qershor, 2019

Thaçi delegacionit franko-gjerman/ Nuk pranojmë kërkesa të tjera për vizat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takaur sot delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares...

Aktualitet12:06 - 3 Qershor, 2019

Zgjedhjet lokale në Greqi/ Ja kush do jetë kryebashkiaku i ri i Athinës

Demokracia e Re ka shënuar një triumf rekord në zgjedhjet euoparlamentare dhe lokale. Në zgjedhje Kostas Bakojanis ka fituar bindshëm...

Aktualitet11:56 - 3 Qershor, 2019

DW: Gjermania në prag të ndryshimeve të mëdha

A do të ketë zgjedhje të reja në Gjermani, pas dorëheqjes së kryetares së SPD, Andrea Nahles? Partitë duhet të...

Trending

Read previous post:
Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Close