LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Profecia e Presidentit serb: "Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta"

24 Maj 2019, 18:34, Aktualitet CNA
Profecia e Presidentit serb: "Shqiptarët do të përballen me

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë liberalizmin e vizave për Kosovën. Deklaratën Vuçiç e bëri gjatë takimit me përfaqësues serb të Kosovës, ku dha përgjigje edhe lidhur me taksën 100% të qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe, që vijon të jetë ende në fuqi.

Lidhur me të Vuçiç tha se Serbia do të gjejë treg për produktet e veta duke shprehur bindjen se do përshtatet me rrethanat e reja. Por presidenti serb artikuloi dhe një profeci lidhur me të ardhmen jo të këndshme të shqiptarëve.

?Sa i përket lidhjes së liberalizimit të vizave me taksat, nuk ka nevojë që taksat të hiqen. E kam ditur që nga fillimi se ato do të mbesin gjatë. Humbjet që na janë shkaktuar na kanë mësuar të përshtatemi me rrethanat e reja. Do të gjejmë treg për produktet tona. Na është dashur kohë për këtë, por do ta zgjidhim këtë problem, ndërsa shqiptarët do të përballen me probleme të shumta?-tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç./CNA.al

Lajmet e fundit nga