Connect with Us

Në aksion për puplat/ Dua Lipa “iu hap punë” organizatorëve të amfAR Gala

Aktualitet

Në aksion për puplat/ Dua Lipa “iu hap punë” organizatorëve të amfAR Gala

Publikuar

-

Dua Lipa ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në amfAR Gala e veshur me një fustan voluminoz të kuq me pupla.

Por duket se fustani i saj iu ka hapur punë punëtorëve të eventit më të rëndësishëm të bamirësisë.

Puplat e fustanit të Dua-s janë shpërndarë gjithandej nëpër gjithë oborrin e Hotel du Cap dhe u deshën dy vetë vetëm për t’i mbledhur.

LEXO EDHE:  Pas 5 muajsh lidhje, Dua ndahet nga i dashuri milioner

Sigurisht këngëtare sme origjinë shqiptare nuk i ka shpëtuar ky gjest dhe ka bërë një video të cilën e ka shpërndarë në Instagram.

“Sa të lumtur që duken me puplat e mia!” Djemtë e kapin duke i bërë video dhe qeshin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtënat me armë në Durrës/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Publikuar

-

Nga

Të shtënat me armë në Durrës/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

Një nga dy të plagosurit në Durrës, mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se Armando Baboçi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e të shtënave me armë.



mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj.

LEXO EDHE:  Pas 5 muajsh lidhje, Dua ndahet nga i dashuri milioner

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptarja performon në skenën e Ellen Degeneres

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sondazhi zbulon dilemat e amerikanëve rreth vaksinës

Publikuar

-

Nga

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se ata pa dyshim ose ndoshta, nuk do ta bënin vaksinën ndaj koronavirusit nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore Pew, zhvilluar më parë gjatë këtij muaji. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

Besimi i publikut tek një vaksinë e sigurt kundër COVID-19 ka rënë.

Në maj, një studim i qendrës Pew zbuloi se 72 për qind e amerikanëve ishin të gatshëm të vaksinoheshin nëse vaksina do të ishte në dispozicion.

Vetëm 21 për qind në sondazhin e këtij muaji thanë se do të injektoheshin pa dyshim.

Sondazhi i fundit i qendrës Pew zbuloi se 77 për qind e amerikanëve besojnë se vaksinat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të miratohen përpara se siguria dhe efektiviteti i tyre të kuptohen plotësisht.

Shtatëdhjetë e tetë (78) për qind e më shumë se 10 mijë pjesëmarrësve në sondazh, përmendën si një shqetësim tejet të madh miratimin me shpejtësi të vaksinës pa garantuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.



Ndërkohë, vetëm 20 për qind thanë se janë më të shqetësuar mbi faktin se miratimi i vaksinës do të ndodhë shumë ngadalë.

Të premten, Qendra e Kërkimeve e universitetit Johns Hopkins raportoi më shumë se 30 milionë infeksione me COVID-19 në të gjithë botën dhe pothuajse 950,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve në botë, 6.6 milionë ndjekur nga India me 5.1 milionë dhe Brazili me 4.4 milionë.

LEXO EDHE:  ‘Nuk më plas fare’/ Dua Lipa ‘lufton’ me klonin e saj në videon më të fundit muzikore 

LEXO EDHE:  Nga Dua Lipa tek Lorik Cana: Të famshmit shqiptarë nëpër botë bëhen bashkë për këtë qëllim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë njoftoi të premten 96,424 infeksione të reja dhe më shumë se 1000 vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se koronavirusi ka filluar të përhapet përsëri në Evropë me “ritme alarmante” dhe duhet të shërbejë si një thirrje për “zgjim” për qeveritë evropiane. Kreu evropian i OBSH-së doktor Hans Kluge, tha gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen se shkalla më e shpejtë e transmetimit ishte rregjistruar mes grupmoshave 25 dhe 49 vjeç. OBSH-ja vuri në dukje se infeksionet po rriteshin gjithashtu shumë shpejt edhe mes të moshuarve. Zoti Kluge tha se rritja e infeksioneve ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të testimeve, por gjithashtu tregon “nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin”. Ai paralajmëroi vendet evropiane që të mos shkurtojnë periudhat e izolimit dhe i nxiti ata të miratojnë strategji koherente për të vënë nën kontroll virusin, që siç tha ai është provuar të jetë më vdekjeprurës “atje ku mbizotëron paragjykimi dhe dezinformimi”.

“Se ku do të shkojë pandemia nga këtu ku jemi ndodhet në duart tona. Ne e kemi luftuar dhe sërish do të vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi ai./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

U tha se do takohej me Merkel/ Çfarë ndodhi me Ramën në Gjermani

Publikuar

-

Nga

U tha se do takohej me Merkel/ Çfarë ndodhi me Ramën në Gjermani

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Gjermani, ndërsa ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa media Rama nuk ka zhvilluar takim me kancelaren Angela Merkel.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se nuk ka patur një takim mes kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.



Rama ndodhet në Gjermani për të lobuar te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE