LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku-Profesor i QSUT denoncon/ "Përfundova roje se konkurova përballë shefave të përjetshëm"

24 Maj 2019, 08:17, Aktualitet CNA

Shqipëria vitet e fundit është përballur me eksodin e mjekëve dhe të infermierëve.

Edha ata që kanë mbetur nuk trajtohen siç duhet profesionalisht.

Mjeku i QSUT-së, Florian Toti ka denoncuar në rrjete sociale, se pavarësisht se është i vetmi i specializuar për sëmundjet e brendshme, ka përfunduar roje.

“Pas një periudhe gati dy vjeçare dje u riktheva në roje. Nuk e di për spitalet e tjera, por për sëmundjet e brendshme jam i sigurt që jam i vetmi me titullin “Profesor” dhe që mund të krenohem se jam në listën e rojes bashkë me specializantet e viteve të dyta e të para”, shkruan Toti në rrjetet sociale.

Ai thotë se ka përfunduar në këtë pozicion si hakmarrje se ka guxuar të kandidojë përballë shefave të tij.

“Një inat personal se guxova te kandidoj përballë këtyre shefave të përjetshëm, por që mua të paktën që ua kam parë gjithë dokumentacionin as nuk mund të ma mbushin mendjen, as të më përkulin me presione te tilla. Të tjerët ndoshta mund t’i trembin por mua jo”, shkruan më tej Toti.

Postimi i plotë:

Pas nje periudhe gati dy vjeçare dje u riktheva ne roje. Nuk e di per spitalet e tjera, por per Semundjet e Brendshme jam i sigurt qe jam i vetmi me titull Profesor qe mund te krenohem se jam ne listen e rojes bashke me specializantet e viteve te dyta e te para.

Do te thoni qe eshte per te miren e nje sherbimi me cilesor ndaj te semureve….. nuk jam kundra, POR po te ishte keshtu duhej te me shtoheshin edhe ditet e konsultave ne ambulator, te me njihej receta me rimbursim si kolegeve te tjere por JO….. keto perkundrazi me jane pakesuar se per te me hequr nuk kane guxuar, te pakten tani per tani….ndaj me duket me shume nje inat personal se guxova te kandidoj perballe ketyre shefave te perjetshem por qe mua te pakten qe jua kam pare gjithe dokumentacionin as nuk mund te ma mbushin mendjen as te me perkulin me presione te tilla. Te tjeret ndoshta mund t’i trembin por mua jo.

Kur lexoj pastaj dhe statuset e kolegeve me te vjeter e me te rinj per ZHGENJIMIN TOTAL mbi gjendjen e mjekut edhe une pavaresisht se gezoj titullin Profesor e jam President i nje shoqate europiane, pjese e EASD, me te drejte me lind dilema: a duhet vertet te vazhdoj te perplasem me paaftesine e kthyer ne sistem ketu ne Shqiperi, apo mos duhet ta mendoj seriozisht largimin per ne nje vend ku nuk hyn ne pune tarafi, miku, apo lidhja politike, POR VLERESOHESH SIPAS AFTESIVE. E siç do te thonin shume kolege edhe PAGUHESH SIPAS AFTESISE…

 

foto 2

Lajmet e fundit nga