Aktualitet
Lëkundet Opozita joparlamentare/ LSI nuk e llogarit Bashën

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar letrat e kryeministrit Edi Rama në adresë të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Sipas Vailit, Edi Rama po i shkruan vetes, pasi nuk ka kush t’i shkruajë atij.
Vasili dhe LSI ose e harrojne letrën e Bashës drejtuar Ramës, ose nuk nuk e llogarisin fare kreun e PD-së.
“Edi Rames s’ka kush ti shkruajë. Edi Rama i shkruan përditë nga një letër vetes. Gjynah vërtet, që shkruan kaq pak. Një letër në ditë s’është asgjë. Së paku tre letra në ditë duhet të shkruajë, se përgjithasisht kështu merren edhe ilaçet në mëngjes, në drekë dhe në darkë”, shkruan Vasili në rrjete sociale.
Postimi i plotë
Edi Rames s’ka kush ti shkruaje!!
Edi Rama i shkruan perdite nga nje leter vetes.
Gjynah vertet,qe shkruan kaq pak.
Nje leter ne dite s”eshte asgje.
Se paku tre letra ne dite duhet te shkruaje,se pergjithasisht keshtu merren edhe ilaçet ne mengjez ne dreke dhe ne darke.
Por tharja e rrenjeve te mendimit ka bere qe edhe korteksi i trurit ti thahet,ndaj per nje tru te thare e te atrofizuar edhe nje leter ne dite nuk eshte pak bile eshte shume…
Ndonje truthare me keq se ai vete i ka thene me shume dashuri “shkruaji nga nje leter perdite shefo”.
Dhe Edi e ben,se ju kam thene kaq here qe ai ben cfare i thone se vete nuk mendon.
Dhe ata vazhdojne ta tallin….e tallin keq….e tallin rende.
Asnje nuk i pergjigjet,asnje nuk harxhon asnje sekonde kohe me të,asnje nuk i hedh veshtrimin,e konsiderojne “te vdekurin, qe ecën”!!
Dhe ne fund mbetet vetem që….Edi Rames s’ka kush ti shkruajë!!/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...