LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompania SHELL në Shqipëri/ Ish deputeti vezëve nxjerr zbuluar Ramën

24 Maj 2019, 20:24, Aktualitet CNA
Kompania SHELL në Shqipëri/ Ish deputeti vezëve nxjerr zbuluar

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se kompania e hidrokarbureve SHELL ka ardhur në Shqipëri në vitin 2015.

Sipas deputeti Hasa SHELL ka ardhur në Shqipëri në vitin 1994, ndërsa shkruan se ky është një kurth i dëshpëruar i Ramës për të prodhuar lajme pozitive.

Postimi i plotë

Edi Rama di vetem te mashtroje njerezit ne cdo moment te dites dhe me cdo gje! Ai zgjohet dhe jeton cdo dite per propagande dhe vetem propagande. Sot u tha Shqiptarëve se Shell e solli ai ne Shqiperi ne vitin 2015. Por cdokush mund te verifikoje qarte se Shell ka qe ne vitin 1994 qe operon ne Shqiperi dhe projekti te Shpiragu gjithashtu ka qene aty vite para Rilindjes se Edi Rames. Ai eshte sot pa ide, pa shprese, ne kurth dhe i deshperuar per te prodhuar lajme pozitive , pa harruar te mashtroje. Por ate nuk e beson me askush sepse Rilindja largoi cdo investitor potencial, futi duart ne xhepat e cdo shqiptari dhe vazhdon te shkaterroje dhe te shese Shqiperine.

Propaganda e tij ka vdekur. Shqiptaret jane te bashkuar me shume se kurre per te shpetuar te ardhmen e Shqiperise duke përzënë Edi Ramen.

Nesër në orën 19:00 te gjithe ne shesh per Shqiperine e vertete, per Shqiperine e njerezve, per Shqiperine si gjithe Europa!/CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga