LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dedikim për ish-të dashurin e vrarë?/ Fjolla Morina sqaron të vërtetën

24 Maj 2019, 16:38, Aktualitet CNA
Dedikim për ish-të dashurin e vrarë?/ Fjolla Morina sqaron

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina sapo ka publikuar një nga projektet e saj muzikore të titulluar ?Si ta pranoj?.

E ftuar te Rudina Magjistari, ajo ka folur për shumë detaje të klipit në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi.

U tha se ky klip i ishte kushtuar ish-të dashurit të këngëtares, i cili u nda nga jeta pas një atentati në Sukth para dy vitesh.

Por Fjolla ka hedhur poshtë zërat duke thënë se kjo këngë iu kushtohet personave më të dashur të saj.

?Nuk është për një person, është për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tonë. Miqtë e mi familjarët e mi, njerëz të dashur. Ua dedikoj të gjithëve.

Flas për njerëzit e zemrës që nuk jetojnë më e që do të mbeten përjetë me mua dhe e kam bërë dhe për nënën e një mikeje?-është shprehur ajo.

Një tjetër fakt interesant mbi klipin ishte se një skenë e tij ishte xhiruar në varreza rreth orës 22:30.

 

Lajmet e fundit nga