LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ajo provokoi me simbolet e shqiponjës"/Stilisti shqiptar zbulon prapaskenat e Eurovizion

24 Maj 2019, 12:32, Aktualitet CNA
"Ajo provokoi me simbolet e shqiponjës"/Stilisti shqiptar zbulon

Pak ditë më parë pas performancës së Jonida Maliqit, mediat serbe shkruan se ajo i provokoi me simbolin e shqiponjës dhe nuk ka folur fare me përfaqësuesen e Serbisë.

Por stilisti Ardi Asllani i cili u kujdes për paraqitjen e Jonidës, ka publikuar një shkrim në Instastory, ku flet rreth kësaj çështje.

?Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ?backstage?, prej 1 metër e 30 cm,  nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale?, ka shkruar Ardi në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga