Connect with Us

Akademia e Shkencave/ Spaho: Politika po uzurpon institucionet publike

Aktualitet

Akademia e Shkencave/ Spaho: Politika po uzurpon institucionet publike

Publikuar

-

Spaho del hapur: Mos kthehet Patozi, Topalli dhe ata që na kanë kritikuar

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho foli sot lidhur me Akadaminë e Shkencave dhe krimin politik, që sipas tij, po i bëhet këtij institucioni.

“Në shqipëri nuk ka demokraci.  Pushteti politik kërkon që të sundoj elitën.

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;
Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik.” tha Spaho.

Spaho iu referua kryeministrit e Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe kundër frymës europiane.

“Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve të bëhen pjesë e lëvizjes së pandashme për votën e lirë.” tha Spaho ndërsa u bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme të gjithë atyre që janë prekur nga krimi politik.

Deklarata e plotë e Edmond Spahos

Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.
Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.
Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;
Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;
Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

LEXO EDHE:  “Shuplaka” e ministrit Gjerman/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” PD

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave. Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.
Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta rishpall thirrjen për vakancat në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

CNA.al e paralajmëroi/ Meta nuk vonoi me dekretimin e datës së zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka shpallur vakancat, pas përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Kjo është hera e tretë që Meta shpall thirrjen për plotësimin e kësaj vakance në Gjykatën Kushtetuese.

“Në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, e shpallur fillimisht për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018 dhe rishpallur me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019,  rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant  nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë.

Me përfundimin përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj,  Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018 shpalli procedurën për plotësimin e kësaj vakance.



Nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që shprehën interesin për konkurrim, në përfundim të procedurave të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi dhe lejoi kandidimin vetëm për 2 kandidatë, konkretisht:

LEXO EDHE:  Gjykata e Durrësit nuk njeh 30 qershorin / Reagon ish-kreu i grupit parlamentar të PD

LEXO EDHE:  “Shuplaka” e ministrit Gjerman/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” PD

1. Zoti Besnik Muçi.

2. Zonja Regleta Panajoti.

Presidenti i Republikës, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë me shkresën nr. 530 prot. datë 26.09.2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, dekretoi: “Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.”

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant, rezultoi se shprehën interesin për kandidim edhe 6 aplikantë të tjerë, përveç 2 (dy) kandidatëve që vijonin të ishin në garë në atë moment për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese.”-thuhet në njoftimin e Presidences.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi skandaloz i Bashës

Publikuar

-

Nga

Pazari me listat/ Pse fshihen 932 emrat e kandidatëve

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha sot ka vazhduar farsën e tij në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Gjoja ka çuar kandidatë dhe ka bërë votime.

Por cfarë ndodh?

Për shembull në Kukës, Has dhe Tropojë, ku në çdo bashki kanë vajtur nga 5 emra, dhe do hiqen një ose dy emra për çdo degë. Sërish lista do jetë e gjatë dhe sërish do jetë kryetari që do ta bëjë listën, do jetë ai që do vendosë renditjen.

Nga ana tjetër Basha thotë se listën do ta vendosë anëtarësia. Por, në fakt anëtarësia nuk ka vendosur asgjë.

Procesi është ndjekur nga farsa të njëpasnjëshme.



Luli tha se kishte 4 mijë kandidatë. As në Amerikë asnjë prej forcave kryesore, as Demokratët dhe as Republikanët nuk propozojnë 4 mijë emra, as të marra së bashku.

Por, Luli ka 4 mijë emra nga baza, 3100 i heq me një të fshirë të lapsit, dhe çon në bazë 900. Tani bazës që i ka propozuar, I thotë hiq emra.

LEXO EDHE:  Kush e mbylli PD-në që duhet të hapet ?

LEXO EDHE:  Emërohen drejtuesit e komisioneve hetimore për CEZ

Duke shpallur kështu “armiq” të partisë, pasi votimi i sotëm bëhet me votë negative, skualifikuaese. E  cila në fakt është fyese. Si mund ti thuash një kandidati je votuar kundër, ik se nuk të duan. Kur duhej të kishte një garë që kush merr më shumë vota të ishte fituesi.

Nuk ka një garë, ka vota negative. Një farsë thjeshtë dhe vetëm që Lulzim Basha të justifikojë humbjen, duke ia faturuar listën bazës apo komisionit, por në fakt duket qartë se lista përfundimtare do vendoset nga Luli, për të mos thënë se ajo tashmë është gati. Vetëm duhet të kalojë dhe të selektohet sipas kontributeve tek kunati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

Publikuar

-

Nga

Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

Mbrëmë është arrestuar pedagogu i Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet.  Avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli në një deklaratë për mediat është shprehur se pedagogu Dino nuk ka asnjë lidhje më këtë rast dhe se është takuar me të arrestuarin tjetër për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera, pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.

Gjithashtu avokati shtoi se rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.

“Dino u arrestua mbrëmë për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK. Dje është finalizuar kryerja e veprimeve simulues nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet agjenti i infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartëmonedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur tek Dervishi,një pjesë nuk janë gjendur. Është e vërtetë që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër,por takimi ka qenë për shkak të interesit të pedagogut për një shtëpi me qera,pasi Dervishi ështe pronar i një agjencie imobiliare.Alket Dino eshte pozicionuar qarte qe nuk ka lidhje me rastin korrupti,qe ka te beje me nje student qe pretendon qe ka paguar për nje provim me Alket Dinon 500 euro.Rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe nuk ka asnjë mundësi që pedagogu të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notën.Pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK-u ,dhe dje është bërë arrestimi në flagrancë”, deklaroi avokati Tarelli.



 

LEXO EDHE:  Gazetari degjeneron kërmillin dhe Lulin/ Rracë e poshtër mosmirënjohësish

LEXO EDHE:  Spaho: Dy kërkesat kryesore që ne kemi, njërën e negociojmë

 

LEXO TE PLOTE