LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kapën me 100 mijë euro drogë/ Pranga 2 shqiptarëve

23 Maj 2019, 15:44, Aktualitet CNA
U kapën me 100 mijë euro drogë/ Pranga 2 shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Shqiptarëve 24 dhe 35 vjeç, iu gjetën një armë, gjashtëmbëdhjetë kilogram marihuanë, pak më shumë se gjashtë kg kokainë dhe mbi 120 mijë euro në para të gatshme.

Mediat italiane  shkruajnë  se35-vjeçari ishte dëbuar nga Italia, por u kthye me një dokument të vlefshëm, pasi ndryshoi mbiemrin e tij pas martesës së tij me një grua shqiptare. Policët dyshuan te ai dhe e arrestuan në kushtet e flagrancës, bashkë me kushëririn.

Ata janë kapur me rreth 3000 euro në makinë. Shqiptarët nuk ishin në gjendje të shpjegonin se cilat ishin burimet e parave. Pas kësaj, policia italiane kontrolloi banesën ku shqiptarët banonin dhe gjeti aty 20 000 euro dhe 16 kilogram marijuanë të ndarë në çanta. Përpos drogës dhe parave të dyshuara të paligjshme, policia gjeti edhe armë./CAN.al

Lajmet e fundit nga