Surpriza e papritur e Skënderbeut, fut lojtarë të huaj në miqësore – CNA
Connect with us

Sport

Surpriza e papritur e Skënderbeut, fut lojtarë të huaj në miqësore

Publikuar

-

Skënderbeu ka çuditur të gjithë ditën e djeshme, teksa ka kërkuar një test miqësor me ekipin e Maliqit.

Test, i cili deri në momentin kur ka nisur ka qenë i çuditshëm për të gjithë, duke parë që korçarët do të luajnë në fundjavë me Luftëtarin. Por, nuk ka luajtur ekipi i parë në këtë miqësore.

Në fushë kanë zbritur disa futbollistë që kanë ardhur në provë te korçarët ditët e fundit dhe klubi ka menduar që t’i testojë në fushë.

Bëhet fjalë për shtatë futbollistë afrikanë, mbi të gjitha, anonimë, pasi askush deri më tani nuk i di me saktësi emrat dhe profilet e tyre, shkruan “Panorama Sport”.

Ata janë vënë nën urdhrat e Shehit dhe kanë luajtur testin me Maliqin. Provë, në të cilën ishin edhe disa lojtarë të ekipit U-19 të Skënderbeut.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mbyllet sfida, Feronikeli kalon me sukses kundërshtarin në Champions League

Publikuar

-

By

Skuadra e Feronikelit ia ka dalë të kalojë me sukses në finalen e turit paraeliminatore të Ligës së Kampioneve duke kaluar Linkoln Red Imps të Gjibraltarit. Kampiones së Kosovës i ka mjaftuar një gol i shpejtë për të prerë biletën për finalen e cila luhet pas pak ditësh në Prishtinë.

Hoti finalizoi me sukses një aksion që në minutën e tretë duke kaluar në avantazh Feronikelin, i cili më pas u mundua që të administronte ndeshjen e cila zhvillohej në Prishtinë, ashtu si i gjithë miniturneu i paraeliminatoreve.

Skuadra e Ramadanit ishte më e qartë në aksionet e saj dhe kishte disa mundësi të tjera për shënim, ndërsa porta e Troshupës nga ana tjetër u rrezikua rrallëherë nga skuadra e Gjibraltarit.

Në fund, ky gol mjaftoi që Feronikeli të zinte një vend në finalen e të premtes, ku do të ketë përballë ekipin e Santa Koloma të Andorrës që mundi po 1-0 Tre Pene të San Marinos.

Për fituesin është gati një vend në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj TNS te Uellsit, por edhe një çek i majmë.

Kjo pasi duke llogaritur fitimet nga UEFA, skuadra që përfundon në Champions merr një çek prej më shumë se 1 miliopnë eurosh në rastin më të keq të mundshëm në ecurinë në këtë turne apo në Ligën e Europës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spinaqi hiqet nga dieta e sportistëve/ Ja pse nuk lejohet

Publikuar

-

Përdorimi i substancave, të quajtura si doping nga ana e sportistëve është e ndaluar nga çdo Federatë. E për këtë fakt, të shumtë janë ushqimet që përjashtohen nga dieta ditore e sportistëve, pasi fibrat dhe vlerat ushqyese të tyre mund të stimulojnë forcën në garë.

Por, një studim i publikuar nga Universiteti “Freier” në Berlin tregon se një substancë e cila gjendet kryesisht te perimet e gjelbërta me gjethe, si spinaqi, ka një efekt të ngjashëm me steroid dhe duhet të shtohet në listën e substancave të ndaluara në sport. Bëhet fjalë për ecdysterone, e cila mësohet se të jep forcë të menjëhershme.

Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtuesit zhvilluan një studim që bëri bashkë46 atletë të cilët u trajnuan tre herë në javë për 10 javë. Disa u dhanë ecdysterone dhe të tjerë një placebo. Tek ata që morën ecdysterone u pa një performancë e madhe, thuajse tre herë më shumë se ata që nuk e kishin.

Studiuesit theksojnë se ecdysterone aktualisht mund të blihet ligjërisht si një bazë ushqimore. Bashkë-autori Francesco Botrè, drejtor i agjencisë italiane anti-doping (FMSI), tha për CNN se ekipi po heton tani mënyrat për të testuar ecdysterone.

Agjencitë anti-doping aktualisht nuk lejohen të testojnë për ecdysterone, sepse ai nuk është në listën e substancave të ndaluara, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe e ardhmja e sportistëve do të zbehet edhe më shumë. Çdo vendim për një ndalim të ardhshëm do të bëhej nga një komitet i posaçëm i ekspertëve të WADA.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kjo po që është surprizë/ Kampioni i botës drejt transferimit te Milani

Publikuar

-

Milan është duke punuar për t’i vënë në dispozicion trajnerit Marco Giampaolo një skuadër cilësore për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë duan të ndërtojnë një ekip me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë.

Për sa i takon kategorisë së dytë, emri i fundit në listën e milanezëve duket se është ai i sulmuesit të Lyon, Nabil Fekir, kampion bote me Francën ne Botërorin e zhvilluar në rusi në 2018-ën.

Sipas “France Football”, Milan ka vënë në shënjestër sulmuesin dhe është gati të shpenzojë 35-40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Në 39 ndeshjet e luajtur sezonin e kaluar me Lyon, Fekir ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending