LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në “Vrasje të vogla”/ Një ndarje ndodh në Sarmashëk, Oja shpëton fëmijët nga zjarri

23 Maj 2019, 09:17, Kuriozitete CNA
Sot në “Vrasje të vogla”/ Një ndarje ndodh në

Ajaz i shpëton zjarrit dhe del nga shkolla. Nilaj kujton këshillat që i ka dhënë Arzu në rast zjarri dhe i zbaton. Oja i tregon Serhanit një tunel të fshehtë për tu futur në shkollë. Serhan arrin të shpëtojë Milën dhe fëmijët e tjerë që kishin ngecur brenda dhomës së teatrit.

Zjarrfikësat arrijnë të gjejnë Nilajin dhe Berkun. Arzu dhe Tajlan tronditen pasi mendojnë se fëmijët e tyre janë gjetur të vdekur. Zjarrfikësit arrijnë të nxjerrin Nilajin dhe Berkun gjallë. Arzu dhe Mehmet kthehen në shtëpi dhe kujdesen për fëmijët. Mehmet përlotet dhe i kërkon falje Arzus. Arzu e përqafon Mehmetin ndërsa ai i thotë se e dashuron dhe është penduar.

Tajlan nuk i tregon Pelinit për shpërthimin e zjarrit. Oja e kalon mbrëmjen e dëshpëruar teksa Edip i qëndron pranë. Merve lë një takim me avokaten dhe i kërkon ta mbajnë të fshehtë. Avokatja i tregon Arzus se një ndarje po ndodh në Sarmashëk por nuk e zbulon që është Merve.

Edip shkon në shtëpinë e Merves por e gjen shumë të tensionuar. Merve përlotet dhe i thotë Edipit se i ka mendimet e ngatërruara. Ai i ofron Merves mbështetje por ajo e përzë.

Lajmet e fundit nga