LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ LSI-ja shigjeton ndërkombëtarët

23 Maj 2019, 08:35, Aktualitet CNA
Reforma në Drejtësi/ LSI-ja shigjeton ndërkombëtarët

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka shkruar sot lidhur me reformën në drejtësi.

Sipas Vasili, Reforma në Drejtësi është një zhgënjim ndërsa shton se kur ka qenë një nga anëtarët e komisionit të reformës në drejtësi ndien përgjegjësi ?për mirëbesimin e tepruar, veçanërisht ndaj ndërkombëtarëve.?

Vasili ka shtuar se nuk duhet të kishte besuar verbërisht te drejtësia e ndërkombëtarëve  duke parë sot se “ONM anashkalohet, nënvleftësohet dhe refuzohet pa asnjë hezitim nga rilindja dhe qeveria”, ndërsa “reforma është në agoni”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Reforma ne drejtesi ne agoni dhe zhgenjimi personal.

Si nje nga anetaret e komisionit ad hoc te reformes ne drejtesi dhe ku vota ime bente diferencen sot ndjej vetem zhgenjim,mosbesim,por edhe pergjegjesi per mirebesimin e tepruar timin vecanerisht ndaj nderkombetareve.
Nderkombetare qe ne ate kohe paten nje sjellje pak te thuash ofensive dhe shume imponuese nen alibine e nje reforme qe i duhej realisht vendit.
Te gjithe paqartesive te thella dhe formulimeve te dyshimta nderkombetaret iu oergjigjen duke vene gjoksin si garantet e paepur te integritetit te reformes. Imponuan edhe futjen ne Kushtetute te Operacionit znderkombetar te Monitorimit duke shenuar nje hap te paprecedente te ndodhur ne asnje vend tjeter. Mirebesimi i verber tek paanshmeria e tyre,nen driten e katrahures se sotme te reformes ne drejtesi eshte sigurisht edhe pergjegjesi e imja.
Sot te gjithe e shohin qarte qe ONM anashkalohet, nenvleftesohet dhe refuzohet pa asnje hezitim nga rilindja dhe qeveria. Ndersa Euralius mbeshtet “qetesisht” devijimet e renda te reformes.
Kritikes ja ka zene vendin krijimi i alibive dhe duartrokitjet zhurmemedha te reformes se “papare” ne glob.

Kjo Reforme ne se mund te quhet me akoma keshtu zbrazi vendin nga drejtesia dhe ato pak institucionet qe u krijuan kane integritet moral deshperues sipas vete konstatimeve te ONM,por qe tani e ka zerin ne fikje e siper. Muaj me pare kam thene qe reforma ne drejtesi eshte ne agoni te thelle. Reforma ne drejtesi si filozofi dhe si veprim konkret eshte ne agoni te thelle pasi kapja e drejtesise nga rilindja fitoi mbi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe. Reformen ne agoni tashme rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar: nga zgjedhja e prokurores se pergjithshme,qe u zgjodh kunder kushtetutes me 69 vota kur Komisioni i Venecias kish sugjeruar qe te mos perdoreshin as 84 votat qe maxhoranca kishte ne ate kohe si dhe pa veting. Nga asgjesimi i Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte per te legjitimuar pandeshkueshmerine e qeverise dhe per bllokuar mundesine e ankimit per koncesionet,grabitjen e prones publike etj etj. nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut nderkohe qe kryeprokurorja e perkohshme u zgjodh pa veting dhe beri ç?deshi per muaj te tere,duke mbyllur gojen per gjithshka
-nga transformimi i komisionit te ligjeve ne nje inkuizicion,qe po djeg reformen me votimet e tij.
-Ku eshte grupi i eksperteve te nivelit te larte qe ju dha e drejta te propozonte projektligjet e reformes?Komisioni i ligjeve i merr propozimet e eksperteve dhe i klonon duke i ndryshuar totalisht ato vetem me votat e rilindjes.

Rilindja me britma histerike thoshte se ?reformen po e bejne ekspertet dhe ne nuk nderhyjme?, ndersa sot draftet e eksperteve te nivelit te larte jane zevendesuar nga klonimet e komisionit te ligjeve. Ndaj reforma eshte ne agoni. Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit te shtate ligjeve eshte shuar se bashku me nderkombetaret, ambasadore a misione qofshin,qe bene sikur i dolen per zot integritetit te saj. Sot ka vetem arna dhe klonime qe po riciklojne ne menyren me te keqe drejtesine e vjeter.
Garancite e nderkombetareve per zbatimin korrekt te reformes jane tashme thjesht nje fjale dhe vetem nga e kaluara. Ka fituar Motua e rilindjes “poshte reforma ne drejtesi dhe rrofte kapja”./CNA.al

Lajmet e fundit nga