Connect with Us

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Horoskopi sipas astrologut të famshëm Paolo Fox

Aktualitet

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Horoskopi sipas astrologut të famshëm Paolo Fox

Publikuar

-

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nuk mund të mohohet fakti se në këtë moment ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje. Hëna do të ketë ndikim negativ gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dilni nga ndonjë moment kritik. Në raportin në çift duhet të përkushtoheni më shumë, nëse së fundmi keni pasur keqkuptime.

Demi

Jeni në një fazë revolucionare të jetës suaj, ku do të ketë një kthesë të bujshme. Vetëm nëse do të bëni tolerime, mund të përjetoni momente pozitive. Ndonëse Hëna është në anën tuaj, gjithsesi do të ndiheni pak të lodhur për shkak të stresit të akumuluar nga puna.

Binjakët

Do të përballeni me momente tensioni dhe nervozizmi. Kjo ditë do ju furnizojë me energji, por shumë gjëra do të varen nga sjellja juaj. Duet të dini si të punoni dhe si të dilni nga një situatë aspak e favorshme. Nëse një situatë ligjore apo burokratike është bllokuar, do ju duhet që të prisni para se të merrni një përgjigje. Kush është vetëm mund të shohë përreth, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.

Gaforrja

Do të jeni shumë kritikë në këtë fazë të jetës tuaj, por duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos e teproni. Do të jeni të pamëshirshëm në mënyrën tuaj të të gjykuarit jo vetëm ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetes suaj. Nëse një dashuri është përballur me ulje-ngritje gjatë fazës së parë të majit, tashmë do të rikthehet qetësia dhe dialogu.

Luani

Jeni shumë të kujdesshëm ndaj detajeve, dhe nuk bëni lëshime. Sidomos në dashuri, ku mund t’iu mungojë respekti. Mund të ketë tensione në sferën sentimentale dhe atë familjare, duke nxitur nevojën për të reflektuar. Këshillohet që të lini mënjanë arrogancën.

Virgjëresha

Do të ndodheni në konfuzion të madh. Ndoshta ndjeni se nuk vlerësoheni siç duhet në punë dhe për këtë do të ketë pakënaqësi. Çiftet e konsoliduara, mund të planifikojnë diçka të rëndësishme. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për martesat ose bashkëjetesat.

Peshorja

Ka ardhur momenti që të shmangni diskutimet dhe polemikat e kota, të cilat nuk iu bëjnë mirë as juve dhe as njeriu të zemrës. Edhe pse mund të keni pasur probleme në punë së fundmi, më e keqja e ka kaluar, kështu që mund të shihni përpara me optimizëm. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes lidhur me shëndetin tuaj.

Akrepi

Është një periudhë e mbushur me ndryshime të shumta për të lindurit e kësaj shenje. Kush ka mbyllur një histori të rëndësishme, tashmë mund të ketë gjetur dikë tjetër. Sfera profesionale do të pësojë disa ndryshime të vogla.

Shigjetari

Në këtë moment pëlqeni që të jeni sa më praktik dhe efikas. Fakti që po përqendroheni shumë në punë, rrezikon që të lini pas dore sferën sentimentale dhe kjo gjë mund të shkaktojë debate me partnerin/en. Nëse në dashuri ka diçka që nuk shkon, ndoshta ka ardhur momenti që të flisni me dikë.

Bricjapi

Më në fund do të keni ndonjë zgjidhje më shumë, për të dalë nga një situatë e komplikuar. Në këtë moment po bëni një autokritikë të shëndetshme dhe një analizë të thellë. Megjithatë izolimi nuk iu shërben, pasi duhet të mbështeteni tek të tjerët.

Ujori

Në dashuri gjërat mund të komplikohen, edhe për shkak të një sjelljeje tuaj të gabuar. Duhet të mundoheni që të shmangni polemikat, pasi nuk do ju çojnë askund, shkruan noa.al. Në punë, nuk do të ndiheni të vlerësuar siç dëshironi.

Peshqit

Momentalisht mendja juaj ëshhtë vetëm tek puna, gjë që mund të sjellë pasoja në jetën në çift. Jeni në kërkim të dëshpëruar të parave, të cilat nuk ju mungojnë kurrë. Projektet e reja do të sjellin zhvillime interesante, mjafton që të përkushtoheni me zemër. Në raportin në çift, gjërat do të përmirësohen vetëm në fundjavë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE