LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Opozita nën hijen e berishizimit"/ Flet analisti Bushati

23 Maj 2019, 20:58, Aktualitet CNA
"Opozita nën hijen e berishizimit"/ Flet analisti Bushati

Analisti Andi Bushati  deklaroi se opozita nuk ka ditur të reformohet e shkëputet nga ?berishizmi? ndaj dhe Rama po e shfrytëzon të gjithë këtë mangësi.

I ftuar në emisionin ?Të Paeksopozurit? në News 24, Bushati theksoi se një lëvizje radikale e opozitës e detyron dhe mund ta vërë pushtetin me shpatulla pas murit.

?Opozita vlen më shumë në rrugë se në Parlament se kemi një moment kur duke qënë atje opozita pothuajse është asgjësuar. Gjithmonë kur bëjmë vizatimin e opozitës nuk është engjëllore përballë një pushteti djall, pra është një opozitë që s?ka ditur të reformohet, të shkëputetet nga berishizmi. Por nga ana tjetër, Rama po shfrytëzon të gjitha këto mangësi. Një lëvizje radikale e opozitës e detyron dhe mund ta vërë pushtetin me shpatulla pas murit?, përfundoi Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga