Nga Sëlltik te BATE Borisov e Shkëndija/ Partizanin e pret “ferri’ në Champions League – CNA
Connect with us

Sport

Nga Sëlltik te BATE Borisov e Shkëndija/ Partizanin e pret “ferri’ në Champions League

Publikuar

-

Partizani do të mësojë më 18 qershor kundërshtarin që do të ketë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Pas ndryshimit të formatit nga UEFA, klubi kampion i Shqipërisë nuk e nis më nga turi i dytë paraeliminator, por nga turi i parë.

Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 korrik. Nisur nga vazot që ndahen në bazë të koeficienteve, të kuqtë rrezikojnë të kenë një kundërshtar “big” përballë.

Klube që duhen shmangur janë pa dyshim Sëlltik, Rzoenborg, BATE Borisov apo edhe Cervena Zvezda, shkruan “Panorama Sport”.

Nuk përjashtohet mundësia që “demat” të përballen në turin e parë me Shkëndijën e Tetovës, që është e vendosur në vazon e skuadrave të konsideruara favorite.

Ndërkohë, pjesë e kësaj vazoje janë edhe kampionët e Sllovenisë, Maribor, si dhe ata të Sllovakisë, Slovan Bratislava.

Me të dyja këto skuadra të kuqtë janë përballur në vitet e fundit në Europë, por pa arritur të fitojnë kundër tyre.

Madje, ndaj sllovakëve ndeshja u bë “nul” për faktin se Partizani kaloi nga Liga e Europës në Champions, pikërisht në vitin kur u dënua Skënderbeu.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shkuan me prostituta pas humbjes/ Ekipi kombëtar përjashton tre futbollistë

Publikuar

-

Federata e Futbollit të Nikaraguas ka bërë të ditur se 3 futbollistë janë përjashtuar nga kombëtarja, për shkak se janë kapur me prostituta pas humbjes 4-0 ndaj Kosta Rikës në Gold Cup.

Marlon Lopez, Carlos Montenegro dhe Carlos Chavarria nuk do jenë më pjesë e ekipit për turneun e rëndësishëm të Amerikës Qendrore dhe asaj të Veriut.

Incidenti ndodhi 4 orë pas ndeshjes dhe trajneri Henry Duarte e mori vendimin pas një diskutimi me krerët e federatës.

Montenegro dhe Lopez luajtën 90 minuta ndaj Kosta Rikës, ndërsa Chavarria qëndroi në stol. Nikaragua nuk ka fituar asnjë ndeshje në Gold Cup, edhe pse është në pjesëmarrjen e tretë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Burim Kukeli bëhet me ekip të ri, nuk do e besoni ku është transferuar mesfushori

Publikuar

-

By

Burim Kukeli ka vendosur që të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit aktiv dhe as nuk ka ndër mend të varë këpucët në gozhdë edhe pse në vitet e fundit karriera e tij është penalizuar ndjeshëm nga dëmtime të shumta.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ishte pjesë e atij rrugëtimi fantastik në Euro 2016, i ka dhënë lamtumirën Sionit dhe që nga dita e djeshme i është bashkuar skuadrës së re me të cilën ka arritur akordin për të luajtur në vijim.

Kukeli tashmë do të bëhet pjesë e klubit të Kriens, i cili luan në kategorinë e dytë zvicerane, shkruan “Vipsport.al”.

Mesfushori 35-vjeçar është larguar si futbollist i lirë nga radhët e Sion, ku kishte nënshkruar në vitin 2017 po ku nuk dha ashtu siç priste kontributin si pasojë e problemeve fizike dhe dëmtimeve aspak të lehta që kaloi.

Dëmtime të cilat penalizuan edhe karrierën e rij me përfaqësuesen shqiptare, me të cilën Kukeli ka luajtur në total 27 ndeshje që nga viti 2012 kur iu bashkua për herë të parë.

Kriens është një skuadër e cila në sezonet e fundit ka luajtur më shumë për mbijetesë në Challenge League, por me afrimet që ka bërë së fundmi, pritet që të ketë më shumë ambicie për kthimin në elitën e futbollit zviceran në edicionin e ri. 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E përzënë nga ekipi, futbollisti i kombëtares mbetet në mes të rrugës

Publikuar

-

By

Naser Aliji duhet të fillojë edhe një herë kërkimin nga e para për një klub të ri. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare sot ka mësuar se te klubi i Dinamos së Bukureshtit është i padëshiruar, edhe pse kishte edhe një vit kontratë, ndaj është lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e rumunëve për edicionin e ardhshëm.

Aliji u kthye në një titullar të rregullt në pjesën e dytë të sezonit për Dinamo Bukuresht, duke dhuruar paraqitje shumë të mira. Por me largimin e trajnerit Mircea Redniç, mbrojtësit të kuqezinjve fillimisht iu komunikua që  do të vazhdonte në radhët e këtij ekipi, por më pas se nuk ishte më në planet e klubit.

Sipas mediave rumune, kjo situatë ka ardhur nga fakti se në klub duan të largojnë të gjithë futbollistët e afruar nga Redniç dhe me Alijin është vepruar si me emra të tjerë mes të cilëve edhe Elvis Kabashin.

Tashmë Ajli do të fillojë kërkimin për një klub të ri ku të vazhdojë karrierën e tij, e cila kishte marrë një kthesë aspak të këndshme në vitin e fundit ku ai la futbollin për disa muaj si pasojë e vendimit për të qëndruar pranë familjes para se babai i tij të ndahej nga jeta. Mendohet që tanimë Aliji do të kthehet të luajë në kampionatin zviceran të futbollit, ku nuk i kanë munguar edhe më parë ofertat.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Close