LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero Baze/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

23 Maj 2019, 21:25, Aktualitet CNA
Nga Mero Baze/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

Kishte një shans që Lulzim Basha të mos i përgjigjej Edi Ramës dhe të krijonte idenë se ?po mendohej?. E keni parasysh atë skenën kur Bujar Nishani si President, bënte sikur mendohej para çdo dekreti dhe mbështetësit e PD mendonin se më në fund ai do bënte ndonjë mrekulli.

Por Lulzim Basha u përgjigj dhe magjia ra.

Tani i vetmi debat postar mes tij dhe Edi Ramës, është se kush do të fitojë si i fortë më 30 Qershor, Edi Rama duke ruajtur kutitë e votimit, apo Lulzim Basha duke sulmuar kutitë e votimit.

Edhe pse duket pak e frikshme po ta mendosh, në të vërtetë është një nga ato situatat absurde tragji-komike të vitit ?97, ku i humbur dilte ai që sulmonte i pari. Dhe të gjithë vetëm kërcënonin, pa dalë nga shtëpia.

Por në mënyrë paradoksale, rreziku më i madh për Partinë Socialiste dhe integritetin e zgjedhjeve, nuk është dhuna e PD, apo ndonjë grupi paramilitar të saj. Ajo është çështje ligjore. Nga pikëpamja politike ajo viktimzon shumicën dhe i jep asaj më shumë të drejta se sa ka sot të bëjë zgjedhje.

Rrezik real për Partinë Socialiste është që PD të mos bëjë asgjë, të qëndrojë në shtëpi, të marrë rolin e ?gandistit? që refuzon sistemin, dhe t?u thotë socialistëve ?bëni ç?të doni?.

Kështu si e kanë nisur socialistët që kanë frikë dhe nga të pavarurit apo nga kandidatët e Bindjes Demokratike, mund t?i prishin zgjedhjet më mirë vetëm, se sa me ndihmën e PD.

Lënia bosh e fushës, edhe pse është një kërkesë torturuese për PD, është në fakt i vetmi akt që i bën ata jo fajtorë për procesin nëse dështon.

Dhuna, sado sporadike të jetë, qoftë dhe në dhjetë qëndra votimi, legjitimon procesin zgjedhor, dhe e kthen atë nga një proces votimi, në një sakrificë për demokracinë.

Kjo është fiks situata që humbet ai që sulmon i pari, jo ai që shkruan letër i pari. Armiku real i PS më 30 qershor është heshtja e vdekur në qendra votimi dhe jo lufta. Lufta i jep asaj legjitimitetin e mbrojtjes së demokracisë.

Dhuna e paralajmëruar e opozitës, po i kthehet në pasuri politike socialistëve, një pasuri e dhuruar nga opozita. Ajo po legjitimon keqqeverisjen dhe defektet e procesit zgjedhor dhe po kalon në plan të parë rrezikun për prishjen e rregullave të lojës.

Ndaj Edi Rama nuk është i shqetësuar për dhunën, dhe bën rolin e viktimës, për ta tërhequr PD-në pikërisht tek dhuna. Nuk ka gjë, që i jep më shumë forcë dhe arsye për të vazhduar më tej një politikani, në një sistem demokratik, se sa një opozitë talebane, që thotë ?do sulmojnë kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve?. Gjëra të tilla kanë bërë talebanët në Afganistan, grupet maoiste në Sri Lanka, dhe xhihadistët e Boko Haram në Nigeri.

Edi Rama po e ushqen këtë gjë përmes dialogut të tij postar me Lulzim Bashën, një mënyrë mizore se si mund t?i ofrosh një tavolinë ëndrrash, në mes të drekës, dikujt që është duke mbajtur ramazan. Dhe kjo padyshim që e xhindos Lulzim Bashën. Edi Rama e bën pikërisht për këtë gjë. Dhe pas kësaj, ai vërshon me terminologjinë e dhunës, me premtimet për jetë e vdekje, me thirrjet për përmbysje. Është ekzaktësisht ajo që ja legjitimon 30 Qershorin, qoftë dhe fare vetëm Edi Ramës.

Lajmet e fundit nga