Nga dyqani, trualli dhe apartamenti dhuratë/ Ish deputetin demokrat e mban gruaja me pasuri – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga dyqani, trualli dhe apartamenti dhuratë/ Ish deputetin demokrat e mban gruaja me pasuri

Publikuar

-

Dhurata nuk marrin vetëm gjyqtarët dhe prokurorët por edhe politikanët.

Një ndër politikanët që ka deklaruar dhurata në pasurinë e tij edhe ish-deputeti demokrat  Luçiani Boçi.

Ky i fundit më herët është shpallur fajtor për shpifje dhe fyrje nga Gjykata e Tiranës. Për më tepër ai është dënuar me një gjobë prej 50 000 lekësh për secilën vepër penale.

Vendimi i Gjykatës erdhi, pasi ish-deputeti Boçi akuzoi Lindita Nikollën, në kohën kur ishte Ministre e Arsimit për papërgjegjshmëri, paafësi dhe korrupsion me dëftesat.  Nikolla e paditi dhe Boçi u dënua.

boci zbulon arsyet

                                                 Luciano Boçi

Aktualisht Boçi bashkë me ish deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë hedhur në rrugë në formë proteste, kundër Qeverisë.

Me arsyetimin se kjo Qeveri është kriminalizuar dhe ka varfëruar shqiptarët ata kanë protestuar 11 herë radhazi.

Në fakt, ajo që vie në sy është se ata që bërtasin për protesta, janë njerëz që jetojnë në luks.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi pasurinë e deputetin Luçiano Boçi, sipas të dhënave të Open Spending Albania, nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Në vitin 2012, ai ka deklaruar pagën si deputet në shumën 4 456 644 lekë dhe shpërblime si anëtar i senatit akademik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në vlerën 80 000 lekë. Gjithashtu ka deklaruar pagën e bashkëshortes si psikologe në vlerën 605 778 lekë, dy karta kredi secila nga 5 000 euro.

Gjithashtu ai thotë se bashkëshortes së tij është bërë dhuratë një truall  me sipërfaqe 2690 m2. Nuk e specifikon nga kush i është bërë dhurata. Po në të njëjtin vit, deklaron se ka blerë truall me sipërfaqe 552.9 m2 në vlerën181 608 lekë, por nuk e thotë se ku.

Në vitin 2013, nuk ka ndryshim të pasurisë, ndërsa në vitin 2014, bashkëshortja është punësuar në Këshillin e Qarkut Elbasan, me një pagë 722 448 lekë. Ai deklaron se është pronar i një autoveture “BMV”, blerë 200 000 lekë, ndërsa bashkëshortja është pronare e një dyqani me sipërfaqe 67.39 m2, të përfituar nga ndërtimi në truallin e dhuruar në vitin 2012.

Në vitin  2015, ka shitur një makinë dhe ka blerë një tjetër në shumën 10 000 euro, ndërsa në vitin 2016 deklaron pesë burime të ardhurash, përfshirë këtu edhe bashkëshorten.

Sërish bashkëshortes së tij i është dhuruar një njësi në pallat me sipërfaqe 56.69 m2 si dhe ka blerë një  veturë 4 000 euro.

Në vitin 2017 nuk ka shtim të pasurisë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga ish-deputeti Luçiano Boçi.

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si deputet (bruto) në vlerën 4 456 644 lekë.

Shpërblime si anëtar i senatit akademik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në vlerën 80 000 lekë.

Bashkëshortja paga dhe shpërblime si psikologe në vlerën 605 778 lekë.

Kartë krediti Visa në bankë të nivelit të dytë në vlerën 5 000 euro.

Kartë krediti American Express në bankë të nivelit të dytë në vlerën 5 000 euro.

Dhuratë nga të tretë një truall në lagjen “5 Maji”, ne zonën 8525 me nr. 29/229, me sip. 2690 m2, zotërues i 1/3 nga 4/60 pjesë.

Blerë truall me sip. 552.9 m2 në vlerën -181 608 lekë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet (bruto) në vlerën 3 061 420 lekë.

Shpërblime si anëtar i senatit akademik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në vlerën 16 000 lekë.

Bashkëshortja paga dhe shpërblime si punonjëse e Këshillit të Qarkut në vlerën 889 680 lekë.

Karte krediti Visa në bankë të nivelit të dytë në vlerën vazhdim nga 2012.

Karte krediti American Express në bankë të nivelit të dytë në vlerën vazhdim nga 2012.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 928 827 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si punonjëse e Këshillit të Qarkut Elbasan, 722 448 lekë.

Të ardhura nga shitja e ap. 80 m2 në Elbasan, 3 722 784 lekë.

Të ardhura nga shitja e ap. 81.38 m2 në Elbasan, 1 300 000 lekë, pjesa takuese 25 %.

Të ardhura nga shitja e garazhit 39 m2, 1 915 660 lekë.

Pronar i një toke me sip. 552.9 m2, blerë 181 608 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 000 lekë.

Pronar i një autoveture “BMV”, blerë 200 000 lekë.

Kartë krediti, detyrimi i shlyer 5 000 euro.

Kartë krediti, detyrimi i shlyer, 5 000 euro.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e një dyqani me sip. 67.39 m2, të përfituar nga ndërtimi në truallin e dhuruar në vitin 2012.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 804 749 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si koordinatore e Qendrës së Autizmit, Elbasan, 522 408 lekë.

Të ardhura nga shitja e veturës tip BMË, 10 000 euro.

Blerë veturë tip BMË, 10 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -5 000 euro për kartë krediti.

Viti 2016

Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 2 873 263 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm, anëtar senati, mbrojtje diplome e doktorature në Universitetin e Tiranës, 280 163 lekë.

Të ardhura si anëtar senati, oponent në doktoraturë, 38 400 lekë.

Të ardhura nga interesa depozite, 450 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si koordinatore e Qendrës së Autizmit, Elbasan, 530 377 lekë.

Bashkëshortja, shitur veturë 2 000 euro.

Bashkëshortja, përfituar me dhurim një njësi në pallat me sip. 56.69 m2.

Gjendje llogarisë së pagës, 1 329 335 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë së pagës, 124 238 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -5 000 euro për detyrim kartë krediti. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 4 980 euro.

Bashkëshortja, blerë veturë -4 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si deputet për vitin 2017, shuma 2 502 908 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Boçi, të ardhura nga paga si koordinatore e Qendrës së Autizmit Elbasan për vitin 2017, shuma 558 024 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Boçi, të ardhura nga puna si pedagoge e jashtme në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, 75 894 lekë.

Gjendja e depozitës Ekstra në Raiffeisen Bank, (krijuar në vitin 2009, zvogëluar me 1 000 000 lekë në vitin 2012.), shtesë 613 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në Credins Bank për vitet 2009 -2017, pakësim 172 016 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në Raiffeisen Bank, të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm, anëtar senati, mbrojtje diplome në UE, mbrojtje doktorature në UT për vitet 2009-2017, pakësim 774 lekë.

Kartë krediti Viza. Detyrimi i shlyer 5 000 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 38 859 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Blerina Boçi, pronare me 100 % e një pasurie me sip. 56.39 m2 përfituar si dhuratë.

Shpenzime për mbulimin e kartës së kreditit Visa, 5 000 euro./CNA.al

 

 

 

 

Aktualitet

Foto/ Kontrolle të rrepta në mitingje. Çfarë e frikëson Ramën?

Publikuar

-

rama zbulon skenarin e opozites

Takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kanë qenë aq paqësore për Kryeministrin Rama. Ai është pritur me protesta, thirrje kundër tij dhe bllokim rrugësh nga ana e militantëve të opozitës.

Një gjë e tillë, mesa duket e ka detyruar Ramën të tregohet i kujdesshëm në takimet me qytetarët. Përveç asistimit të Policisë, janë ushtruar kontrolle të rrepta edhe ndaj qytetarëve, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme nga takimi në Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimet e opozitës/ Boçi paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Me dhjetra qytetarë dhe mbështetës të Opozitës janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara drejtorisë së Policisë Elbasan, në mbështetje të 7 të arrestuarve të cilët penguan kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama më 13 qershor.

Protestuesve i është bashkuar edhe ish deputeti Luçiano Boçi, i cili teksa foli para mediave, paralajmëroi kryeministrin Rama se kudo që do të shkel do të përballet me protesta.

‘Siç e shini qytetarët kanë ardhur disa herë pranë drejtorisë së policisë për të shprehur mbështetjen e tyre për të arrestuarit politik për kryetarët e degëve, ish deputetin dhe qytetarët e tjerë.

Njëkohësisht për të shprehur edhe vendosmërinë e tyre në përkrahje të kauzës për zgjedhje të lira, për largimin e Ramës. Rama duhet ta ketë të qartë se pritjet do ja rezervojmë akoma më të ashpra sesa Librazhdi, aq sa Librazhdi do ti duket lule. Nuk i ndalemi, hap pas hapi. Mos mendojë që me burgosje politike ai do stepë lëvizjen qytetare.’, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ka lindur në Tiranë dhe ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare/ Ylli shqiptar pranë transferimit te Juventus

Publikuar

-

Akademisë së Juventusit mund t’i bashkohet së shpejti një talent shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës Primavera të Empolit, Kleis Bozhanaj. Futbollisti i lindur në Tiranë është prej më shumë se dy vitesh pjesë e ekipit toskan, ku pak muaj më parë firmosi kontratën e parë profesioniste.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari italian Matteo Pedrosi. Në sezonin që lamë pas të kampionatit Primavera, Bozhanaj u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe shërbeu 3 asiste.

Para kalimit përtej Adriatikut, Bozhanaj ka qenë pjesë e disa ekipeve në kryeqytet si Dinamo, Olimpik, Partizani dhe Internacional. Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares U-17 dhe U-19.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Aktualitet08:27 - 4 Qershor, 2019

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Nga Emma Graham-Harrison Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë...

Aktualitet12:28 - 3 Qershor, 2019

Thaçi delegacionit franko-gjerman/ Nuk pranojmë kërkesa të tjera për vizat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takaur sot delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares...

Aktualitet12:06 - 3 Qershor, 2019

Zgjedhjet lokale në Greqi/ Ja kush do jetë kryebashkiaku i ri i Athinës

Demokracia e Re ka shënuar një triumf rekord në zgjedhjet euoparlamentare dhe lokale. Në zgjedhje Kostas Bakojanis ka fituar bindshëm...

Aktualitet11:56 - 3 Qershor, 2019

DW: Gjermania në prag të ndryshimeve të mëdha

A do të ketë zgjedhje të reja në Gjermani, pas dorëheqjes së kryetares së SPD, Andrea Nahles? Partitë duhet të...

Trending

Read previous post:
Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

Close