Nga Andi Bushati/ Rama po e bën të pashmangshme dhunën e 30 qershorit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Andi Bushati/ Rama po e bën të pashmangshme dhunën e 30 qershorit

Publikuar

-

analisti dhe gazetari andi bushati

Nëse Edi Rama po lufton verbalisht me opozitën kundër dhunës imagjinare që mund të ngjasë në 30 qershor, ai po frymëzon militantët që ajo të ndodhë me doemos. Radhën për të hedhur edhe një hap më shumë në shkatërrimin e zgjedhjeve lokale e kanë bërë, këtë të enjte, katër anëtarët socialistë të KQZ-së. Me një vendim krejtësisht të pa ligjshëm ata ngritën dorën me urdhër partie, për të mos pranuar kandidaturat që PD dhe LSI-së duhet të paraqisnin për ngritjen e komisioneve zonale. Nëse Kodi Zgjedhor (neni 29 /shiko faksimilen poshtë) i obligon partitë kryesore të opozitës të plotësojnë gjysmën e KZAZ-ve, kamikazët e rilindjes në Komisionin Qëndror përdorën një mori akrobacish juridike për të pamundësuar këtë. Ishte një mjerim i madh ti vështroje live ata burra dhe gra të bënin aryetime politike që nuk u përkisnin, nëse një forcë politike që nuk garon në zgjedhje, ka të drejtën apo jo të ketë komisionerë, të merrnin rolin e gjykatësve kushtetues që mungojnë, për të interpretuar frymën e kodit dhe të jepnin përcaktime se kush quhet apo nuk quhet parti parlamentare, kur ligji i ka të shkruara të zeza mbi të bardhë.

 

Por, duke kryer këtë akt katërcipërisht të paligjshëm, të frymëzuar nga mendësia bizantine se nuk mund të pranojmë komisionerët opozitarë që do na i bëjnë lëmsh zgjedhjet, ata në fakt i varrosn ato.

Nga sot e tutje ne nuk do të kemi vetëm një përballje elektorale pa garë mes konkurentëve, por edhe një proces pa rojtarë. E gjithë trupa që do të dalë në rrugë në 30 qershor do të jenë rilindas: edhe kandidatët edhe votuesit edhe komisionerët edhe numëruesit edhe policët edhe vëzhguesit.

Natyrisht, që me koka më të ftohta dhe me njerëz që kërkojnë paqen, një masakër e tillë mund të ishte shmangur. Të gjithë e dinë se komisionerët nuk mund ti prishin zgjedhjet. Kamerat janë aty, policia po e po dhe sejcili që donte ta bënte atë, do të merrte mbi shpinë rriskun e disa viteve burg.

Nga ana tjetër socialistët do të ruanin një standart që qeveria Majko e vendosi në një vend të sapo dalë nga konflikti civil, kur në referendumin e kushtetutës së 1998, PD bojkotoi, por pati komisionerë në proces.

Rilindja do të ruante së paku faqen e realizimit formalisht ligjor të një procesi, ku vërtet opozita nuk pranoi të konkuronte, por ku gjithçka tjetër u zhvillua sipas rregullave.

Sot u humb edhe ky shanc.

Dhe kjo nuk ndodhi as prej mendjelehtësisë, as prej inatit të ndëshkimit të bojkotuesve dhe as prej arrogancës symbyllur të pushtetit.

E gjitha ka të bëjë me një krim të llogaritur me gjakftohtësi.

Duke eleminuar nga piramida e kontrollimit të 30 qershorit çdo kënd që nuk është besnik i partisë, Rama i ka hapur rrugë me ndërgjegjje manipulimit. Jo atij të garës që e ka të fituar. Por atij të legjitimitetit që do të rrjedhë pas këtyre zgjedhjeve të çala. Duke e ditur që i ka në xhep të 61 bashkitë, ai, do të mbushë kutitë me një tjetër qëllim, për të thënë se populli shiqiptar, i braktisi rrugëhumburit e PD-së dhe politikat e tyre të mbrapshta.

LEXO EDHE:  “Do marrësh ndëshkimin e merituar”/ Berisha kërcënon Ramën

Pra, në këtë pike, manipulimi i 30 qershorit do të arrinte kulmin, ai nuk do të bëhej më për të fituar një post politik, por për të mbushur me gjellë gavetën e propagandës. Prandaj, sot KQZ-ja, kreu aktin anti- ligjor të mospranimit të komisionerëve opozitarë në proces.

Po si lidhet kjo manovër juridike me debatin nëse do të ketë apo jo dhunë në 30 qershor?

Fare thjeshtë.

Prej tre muajsh, për një mijë e një mëkate të rilindjes, opozita zgjodhi rrugën e djegjes së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve. Sado radikale të dukeshin këto vendime, në thelb ato ishin paqësore. Asgjë nuk është më e paqtë se dorëheqja apo mospjesmarrja.

Kjo trajektore do të ndryshonte vetëm në njw rast. Ajo do të etiketohej e dhunshme apo fajtore, nëse do ndryshonte këtë sjellje dhe do të pengonte dikë tjetër të shkonte të votonte. Po qe se zgjedhjet do organizoheshin në rregull, po qe se proceduarat nuk do të shkeleshin, askush nuk kishte të drejtën të pengonte idiotët e dobishëm të votonin atë ditë. Ashtu sikurse nuk mund të dhunohet dikush që do të marrë pjesë në një shfaqe estrade banale, apo në një spektakël pornografik vulgar, as ata që do të zgjoheshin herët në 30 qershor, nuk kishin pse ta pësonin këtë fat.

Të ishe pjestar në këtë farsë nuk do të qe një krim, por thjeshtë një akt moral që ka të bëjë me respektin për veten. Si i tillë, ai as mund të penalizohej dhe as të pengohej. Opozita nuk kishte detyrimin ta njihte, por aq më pak kishte të drejtën ta shkatëronte atë proces.

Ç’do akt kriminal i saj do të qe i dënueshëm.

Por edhe njëherë Edi Rama ka ndërsyer falangat e tij për të qënë të parët në shkeljen e ligjit dhe ushtrimin e dhunës së pushtetit. Duke urdhëruar KQZ që të zhdukte nga procesi edhe rojtarët opozitarë të votave, ai e shndëroi të deielën e fundit të qershorit, nga një ditë qesharake, në një ditë banditeske. Ashtu sikurse ka bërë këto gjashtë vite, ai e hodhi i pari hapin drejt paligjshëmirisë dhe dhunës. Prandaj dhe Basha, me aq njerëz sa i kanë mbetur, është i dënuar të reagojë. Ai nuk e ka më luksin të kthejë faqen tjetër./Lapsi

Aktualitet

Deutsche Welle për zgjedhjet shqiptare/ “Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile”

Publikuar

-

By

Dekreti i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve loakle dhe mospranimii i këtij vendimi nga KQZ ka krijuar nëShqipëri një situatë të paprecedent.

Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë filluar mosbindjen civile. Kryetarët e këtyre bashkive dhe mbështetësit e opozitës kërkojnë  lirimin e mjediseve, ku KQZ ka vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ) me kutitë e votimit, listat e zgjedhësve dhe gjithë materialet e tjera zgjedhore.

Të mërkurën, ( 19.05) Bashkia e Beratit, Matit, Lezhës, Kukësit, Klosit, Skraparit; Kavajës, Bilishtit, Gjirokastrës kërkuan lirimin e mjediseve që janë në pronësi të bashkisë me arësyetimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillim të Lokaleve2019. Në Bashkinë e Matit, mbështetës të opozitës u përleshën me policinë.KQZ bën me dije të mërkurën se ata përdorën  sende të forta duke plagosur efektivat e policisë, që në kundrpërgjigje përdorën gaz lotsjellës.

Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit “Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.  Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor.

Episodet e mosbindjes civile në Bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet lokale 2015, ndodhin pas paralajmërimit të kryetarëve të këtyre bashkive, se nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjediset që bashkia administron, por do të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor.

Bashkitë e djathta: Lironi mjediset e KZAZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije, se kanë informacione se incidente të tilla mund të zhvillohen në vijimn në bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

LEXO EDHE:  Përgjimet e reja të “Bild”/ Rama paralajmëron ndërhyrje

Pas daljes së dekretit nga Presidenti Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe mosnjohjes së këtij vendimi nga KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive të djathta i kërkuan këtij komisioni të lirojnë mjediset ku janë vendosur  KZAZ, qendrat dhe materialet e votimit, mjedise që janë nën juridiksionin e bashkive.

Albanien Berat | Unterstützer der Opposition wollen den Wahlprozess blockieren (Innenministerium Albanien)Foto: Përkrahësit e opozitës në Berat

Kërkesa vjen në vijim të deklaratës së PD, se do të pamundësojë zhvillimin e Lokaleve 2019 dhe angazhimit të saj për ngritjen e “Aleancave Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë” në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe ato të drejtuara nga PS, ku fushata po vazhdon pa incidente.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, drejtuese e Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të djathta, tha në konferencë për shtyp të martën se në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, KQZ  duhet të lirojë të gjithë mjediset, që janë pronë e bashkive.

” Do të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,deklaroi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

KQZ: Çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale

Por KQZ bëri të martën njoftoi zyrtarisht, se kërkesa për lirimin e menjëhershëm të mjediseve ku janë vendosur KZAZ dhe ndërprerja e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset që janë në pronësi të bashkive „përbën tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen lokale”. Në deklaratën e KQZ theksohet, se   “çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale”.

Opozita e djathtë nuk merr pjesë në Lokalet 2019, pasi sipas saj „ ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”. Që prej 4 muajsh PD dhe partitë e tjera opozitare kanë dorëzuar mandatet e tyre parlamentare dhe po zhvillojnë protesta për të rrëzuar qeverinë Rama, e akuzuar prej tyre për korrupsion, e ardhur në pushtet nga blerja e votës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Këto ditë gazeta bulevardeske gjerane „ Bild” publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave të saj kombëtare më 21 qershor./DW/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministrja Gjonaj: SPAK deri në fund të vitit në veprim

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: „Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë. Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës.” E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se „besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Repolitix”, zbuloi se SHBA do të ndërhyjë për të qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Hoxha uron që kjo ndërhyrje të bëhet sa më shpejt sepse deri të Premten, nëse nuk do të ketë ndërhyrje, mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO, kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e Prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në Parlament me listë. Ata i kanë thirrur i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të Premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të Premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse Presidenti e nënshkroi Dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin, por i hodhi benzinë. Rama, gjithmonë si përgjegjësi kryesore, ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”,- tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Close