Connect with Us

“Mashtroi minatorët, naftëtarët dhe metalurgët”/ Murrizi sulmon Qeverinë

Aktualitet

“Mashtroi minatorët, naftëtarët dhe metalurgët”/ Murrizi sulmon Qeverinë

Publikuar

-

murrizi sulmo qeverine

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit trajtoi problemin e minatorve të cilët protestuan ditën e sotme përballë Parlamentit.

Sipas Murrizit, qeveria ka gënjyer minatorët duke vënë emra fallco në personat që përfitojnë pensionin e minatorit, kur në sindikatë janë regjistruar rreth 4 mijë.

Murrizi bëri thirrje që qeveria të dalë dhe të bisedojë me grupet e interesit për pensionet.

“Sindikata e minatorëve të Shqipërisë thotë që ka 4 mijë anëtarë dhe pensionet nga 180 mijë deri në 280 mijë lekë të vjetra në muaj janë fallco. Janë mashtrim i qeverisë. Minatorët e thonë këtë, që janë grupi i interesit. Qeveria na nxjerr se nga grupet e interesit e marrin këtë pension 23 mijë e 800 persona ndërkohë që ISSH thotë se nuk ka dijeni për këtë por grupet e interesit thonë se janë 10 mijë pensionistë. Tani 10 mijë pensionistë metalurg, naftëtarë e minatorë ju talleni duke iu dhënë një shpërblim tallës. Unë gjykoj se qeveria duhet ti shtrijë këmbët sa ka jorganin duke iu rritur pensionin nga 16 deri në 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Dilni dhe flisni me minatorët e gjeni një zgjidhje të përbashkët.”,-tha Murrizi./CNA.al

Aktualitet

Ruçi takohet me ambasadoren gjermane/ Zgjidhja e krizës politike me dialog, por pa shkelur vijat e kuqe

Publikuar

-

Nga

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren gjermane, Susane Schutz, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Në këtë takim kryeparlamentari u shpreh se zgjidhja e krizës politike në vend mund të arrihet vetëm përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të tij.

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi” -u shpreh Ruçi.

Kryetari i Kuvendit i shprehu ambasadores Schutz përgëzimet për kryerjen me sukses të misionit në Shqipëri, mirënjohjen ndaj bashkëpunimit tuaj të shkëlqyer me Kuvendin dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re.

Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu urimet për zgjedhjen e znj.  Ursula von der Leyen, Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, në krye të Komisionit Europian, një shënje e ndikimit në rritje të Gjermanisë në arenën europiane dhe globale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk humbas kohën time të vyer”/ Eni Koçi lë pa fjalë komentuesen

Publikuar

-

Këngëtarja Eni Koçi është cilësuar shpesh si një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar.

Ditën e djeshme, Eni ka publikuar foto nga dasma e kunatit të saj dhe sigurisht që nuk kanë munguar komentet e shumta nga ndjekësit. Një nga komentet që mori vëmendjen e këngëtares, e cila replikoi me ndjekësen ishte:

“Nuk e kuptoj… juve ‘vipave’ duhet patjetër të ju thuash se jeni te bukur???”- shkruan ndjekësja në profilin e Eni Koçit.

“Kush e ka thënë këtë gjë? Absolutisht që jo, por dhe njerëz që shkruajnë plot urrejtje jam e bindur që as ne “Vip-at” e as ndokush tjetër nuk i konsideron normal nga ana psikologjike. Kur dikush nuk të pëlqen thjesht nuk e ndjek, të pakten unë kështu veproj. Kur nuk më pëlqen dikush thjesht nuk merrem me të. Ta ndjekesh në instagram, ta fyesh dhe të humbësh kohën tënde të vyer me nje person qoftë i famshëm apo jo, do të thot që ky individ nuk ka asnjë punë më të mirë për të bërë në jetën e tij, por thjesht për dështimet në jetën e tij i ka faj e gjithë bota. Dhe une nuk mendoj që njerëzit klasifikohen në njerëz te bukur” dhe “njerëz të shëmtuar”- i përgjigjet Eni Koçi ndjekëses.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FSHF bën njoftimin e rëndësishëm, kërkon të shesë emrin e stadiumit të ri

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF sqaron se e drejta për të qenë sponsor në impiantin modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çmimi dysheme i vendosur nga FSHF është 600 mijë euro në vit, teksa çdo kompani duhet të përmbushë disa kritere bazë.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar
Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

LEXO TE PLOTE