LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

23 Maj 2019, 12:35, Aktualitet CNA
Luan Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka folur sot për mediat duke bërë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë në protestën kombëtare të 25 majit, e cila organizohet nga opozita joparlamentare për të larguar kryeministrin Edi Rama që të mund të sigurohen zgjedhjet të lira e të ndershme.

Luan Rama e quan detyrim qytetar dhe patriotik pjesëmarrjen në protestë pasi, sipas tij, vetëm kështu mund t?i thuhet ndal qeverisë së krimit.

?Qeveria po konfirmon edhe njëherë se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizimit kërkojnë të mbulojnë gjurmët e krimit me krimin e radhës. Pjesëmarrëja në protestën e 25 maj, revolta qytetare është sot detyrë, përgjegjësi qytetare dhe patriotike.

Për t?i thënë ndal qeverisjes, e cila e zhytur në krim po thellohet më tej në krim e radhës, në krimin elektoral.?  ka thënë Luan Rama në daljen e tij për shtyp. /CNA.al

Lajmet e fundit nga