LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvend/ Agron Tufa raporton veprimtaritë e ISSK

23 Maj 2019, 08:46, Aktualitet CNA
Kuvend/ Agron Tufa raporton veprimtaritë e ISSK

Drejtori i Insititutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa ka folur sot në seancën plenare në Kuvend duke prezantuar raportin vjetor të intitucionit që ai drejton.

Tufa ka publikuar të gjitha veprimtaritë e Insititutit ndërsa shton se janë botuar libra dhe janë zhvilluar shumë aktivitete që hedhin dritë dhe japin njohuri mbi periudhën e komunizmit.

?Botimi i 11 librave të rinj, me dokumente shkencore. Botimi i vëllimit të kolanës së 7-të të fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit?, tha ndër të tjera Tufa.

?Të studiojë mekanizmat që u përdorën nga organet shtetërore dhe partiake për të krijuar hendekun ndërmjet kundërshtarëve politike realë apo potencialë me pjesën tjetër të popullsisë me termin ?Armik i popullit? dhe qartësimin e rolit të organizatave të masave në këtë përçarje të popullsisë?, thuhej në një nga rekomandimet që Kuvendi i bënte Institutit.

Por tashmë kjo pikë që rekomandonte studimin e përçarjes së popullsisë është hequr, duke u lënë vetëm: ?Të studiojë mekanizmat që u përdorën nga organet shtetërore dhe partiake për të krijuar hendekun ndërmjet kundërshtarëve politike realë apo potencialë me pjesën tjetër të popullsisë?. tha Tufa në Parlament.

Tufa tha se kanë synim që të zgjeojnë aktivitetet që të rinjtë eë mësojnë më shumë mbi të shkuarën e tyre. /CNA.al

Lajmet e fundit nga