LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

23 Maj 2019, 17:17, Aktualitet CNA
Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje

Ai i bëri këto komente në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, pas lakimit të emrit të tij në një video-regjistrim të publikuar në mediat vendase, ku shihen disa persona te numëronin para që dyshohen të jenë pjesë e mashtrimeve dhe krimit të organizuar.

Videoregjistrimi u publikua pas një operacioni të policisë së Kosovës në fillim të kësaj jave për arrestimin e një grupi të dyshuar për vepra kriminale dhe fajde.

Sipas policisë, personat e arrestuar nën dyshimet pë veprat penale ?fajde?, ?detyrim? dhe ?mashtrim?, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar mbi 2 milionë euro.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se nuk ka të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ai thotë se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit.

?Dua t?iu siguroj se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes sime në këtë aferë unë nga sot deklaroj që do të jap dorëheqje, ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. E them me siguri të plotë që emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale, pavarësisht a janë pjesë e policisë apo e sistemit të drejtësisë ose të politikës?, -tha zoti Veseli.

Zoti Veseli tha se njerëzit që shihen në videon e publikuar nuk i njeh, ndërsa nënvizoi se ky rast kërkon sqarime që lidhen me funksionimin e organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

?Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitin 2013 të ndërmerren veprime me gjashtë vjet vonesë. Kush është ai, ajo ose ata që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar më shumë se gjashtë vjet, kujt dhe për çfarë llogarie iu paska dashtë kjo vonesë që ka mundësuar edhe mbulimin dhe mos dënimin e veprave penale?, tha zoti Veseli, duke këkruar veprime institucionale për siç tha rastin e fshehur për shumë vjet.

?Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë për secilin qytetarë e lëre më për organet tona të drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur dhe mos të dënohet është krimi më i madh. Pa asnjë dyshim shihet qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj që kësaj pune do t?i shkohet deri në fund?,- tha zoti Veseli./VOA/

Lajmet e fundit nga