Connect with Us

Koncensionet “zbresin” në porte/ Berisha denoncon skandalin

Aktualitet

Koncensionet “zbresin” në porte/ Berisha denoncon skandalin

Publikuar

-

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar skandalin e një vjedhjeje, që sipas tij, po bëhet në portin e Limionit.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se vjedhja mbështetet nga qeveria e cila nuk e kujdeset për turizmin por e dëmton atë.

“Qeveria në mënyrë të fshehtë do t’ja japë me koncesion të gjithë kalatën e portit Limion. Ne jemi afërsisht 20 agjensi detare dhe nuk dimë se ku do mbytemi, vjet na shkatëruan të gjithë punën, nuk e dimë se si do vejë ky vit.” Shkruhet në mesazhin anonim që ka publikuar ish-kryeministri në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Berishës

Vjedhja eshte mbeshtetja qe narkoqeveria i ofron turizmit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Peshendetje Doktor Berisha. Une jam drejtues i nje agjensie detare ne Sarande ku kryesisht meremi me perpunimin e jahteve turistike dhe anijeve te mallrave. Sic e dini vitin qe kaloi ne te gjitha si agjensi detare kemi patur nje problem shume te madh me nje kompani qe ka mare nje pjese me qera te portit Limion ku pretendoi se e kishte mare te gjithin dhe na vendosi nje takse 6 cent per liter nafte. Kalata e portit eshte shtetit por meqenese rruga qe hyn ne kalate kalon ne teritorin qe eshte dhene me qera, edhe pretendimi i tyre ishte qe dhe kalata eshte pjese e tyre. Tani burime te besueshme nga administrata e portit na thone qe qeveria ne menyre te fshehte do tja jape me koncesion te gjithe kalaten e portit Limion. Ne jemi afersisht 20 agjensi detare dhe nuk dime se ku do mbytemi, vjet na shkateruan te gjithe punen nuk e dime se si do veje ky vit. Nuk na behet asgje trasparente. Anonim ju lutem.

LEXO EDHE:  Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Pershendetje Doktor Berisha. Dua te bej nje denoncim ne lidhje me bllokimin e furnizimit te jahteve ne portin e limionit me urdher direkt te z.Paulin Ndreu. Nje jaht qe ndodhet aty ka disa ore qe pret te furnizohet dhe Paulini nuk lejon kompanine e naftes ta furnizoje dhe kuptohet pse! eshte nje skandal per turizmin ne Shqiperi sidomos tani ne sezon. Inspektor kalate./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Denoncimi-Burgu i ri/ Zbulohen emrat e deputetëve që po bëjnë emërimet

LEXO EDHE:  Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Me lejen e gruas së parë, gjermani martohet me dy të dashurat/ “Burrat janë xhelozë për mua”

Publikuar

-

Nga

Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy të dashurat e tij.

Marco Santo Silva, 35 vjeç, është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç, dhe kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012.

Ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së pare.

Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeçe, në një aheng në vitin 2019.

Tani ato shpresojnë të transferohen në një shtëpi së bashku, ndërsa Marco do të ndajë kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij.

LEXO EDHE:  Berisha ultimatum Greqisë/ Harrojeni heqjen e termit çam

LEXO EDHE:  Anëtari i PS denoncon mikun e Tahirit/ Përdor detyren për transport droge

“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë katër dhe shtatë vjeçe. U takova me Jessica dhe Kamila në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëra-tjetrën menjëherë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash. Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje me Jessi, dhe këto të dyja nuk janë lesbike por mike,” tha Marco./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

KE: Të hetohet vdekja e burrit rom gjatë arrestimit nga policia çeke

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom derisa po arrestohej nga një polic çek. Polici çek e kishte shtypur me gju në qafë për disa minuta.

Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior të Teplicës në Çeki.

Pamjet kanë treguar se si më 19 qershor, njëri nga tre policët kishte shtypur me gju qafën e burrit rom. Ai kishte vdekur më vonë në ambulancë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia kishte thënë se një mjek e kishte përcaktuar mbidozën nga droga si shkaktare të vdekjes.

LEXO EDHE:  Anëtari i PS denoncon mikun e Tahirit/ Përdor detyren për transport droge

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Paratë e grabitjes në Rinas u gjetën

Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë. Por, kryeministri çek, Andrij Babis ka mbështetur trajtimin e incidentit nga ana e policisë.

“Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha Babis më 23 qershor.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Ka shumë kohë që komuniteti rom përballet me racizëm dhe diskriminim në Evropën Lindore. Ata ballafaqohen me pengesa të mëdha edhe në punësim dhe arsimim. REL

LEXO TE PLOTE