Connect with Us

Horoskopi i ditës, 23 maj 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 23 maj 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Do keni dëshira te ndryshueshme gjate kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Bëni vetëm kujdes mos filloni gjera për te cilat do pendoheni shpejt. Beqaret do dashurohen me pasion me dike qe kane kohe qe e pëlqejnë. Me ne fund për ta do filloje një etape e begate. Çështjet financiare do ndikohen negativisht nga Plutoni dhe mund te keni goxha tronditje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite e mbushur me shkëlqim ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni si asnjëherë me pare me partnerin dhe nuk do mendoni për te shkuarën. Beqaret do jene shume te vëmendshëm dhe do përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar fati nuk do ju mungoje për asnjë moment kështu qe përfitoni sa me shume qe te mundeni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Venusi do jete planeti me i favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju beje me shprehës dhe me te gatshëm për te hedhur hapa me tej. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme dhe mund te realizojnë takime te bukura. Për financat do jete dite mjaft delikate. Mundohuni te jeni te kujdesshëm edhe me shpenzimet për gjera te nevojshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Venusi, planeti i dashurisë dhe Jupiteri ai i fatit do bëhen bashke sot dhe do ju sigurojnë një dite fantastike ju te dashuruarve. Marrëdhënien tuaj do e kenë zili qe te gjithë. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Edhe sikur dikush t’iu pëlqejë shume sapo ta shohin, me mire te njohin çdo ane para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Mëngjesi nuk do jete i mire për çiftet pasi mund te ketë disa zënka për mënyrën sesi janë sjelle një dite me pare. Pas mesditës klima do filloje te normalizohet dhe ne mbrëmje çdo gjë do jete ashtu si duhet. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt. Për financat çdo gjë ka për te ecur mire dhe mund te bëni edhe disa investime me tepër nga zakonisht.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do jeni mjaft sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishin imagjinuar se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Buxhetin duhet ta organizoni me mire ne mënyrë qe gjendja te ketë akoma me tepër përmirësime.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Shume persona do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë një dite goxha te mërzitshme pasi do lodhen se kërkuari dhe serish nuk do e gjejnë personin ideal. Buxheti do jete i mire nëse tregoni kujdes dhe nuk shpenzoni për gjera te panevojshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Edhe pse nuk do keni shume kohe te lire, mundohuni qe sot te mos e lini pas dore atë qe keni ne krah. Flisni hapur dhe shpjegojani situatën ne te cilën ndodheni. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment vetëm. Buxheti nuk do jete ashtu si keni dashur sepse se fundmi nuk keni ditur t’i bëni llogarite para se te shpenzoni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset edhe për detajet me elementare, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni aspak. Beqaret nuk duhet ta mbajnë mendjen tek dashuria sepse ajo nuk do vije për ta. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por me pak maturi mund t’i mbani te stabilizuara.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Duhet te jeni shume te kujdesshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo fjale e gabuar mund te sjelle probleme serioze. Beqaret vërtet mund te lodhen pak, por ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Për ta shume gjera kane për te qene ndryshe. Gjendja financiare nuk do jete e keqe megjithatë nëse tregoheni pak me te kujdesshëm me shpenzimet situata ka për te qene edhe me e mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do jete e trazuar deri ne mesdite dhe me pas do rregullohet. Do ia dëgjoni fjalën atij qe keni ne krah dhe ai do tregohet me i bute. Për beqaret do jete e vështirë qe ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do e kërkojnë gjithë kohës, por do jene pa fat. Sektori i financave do jete i kënaqshëm. Tashme mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër se me pare.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite plot aksion do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta. Beqaret nuk duhet te mundohen te joshin persona qe janë tashme ne lidhje sepse jo vetëm qe do iu bëjnë keq atyre, por nuk do kenë asnjë te mire për veten. Ne planin financiar vështirësitë do vazhdojnë ende sepse nuk dini si t’i menaxhoni paratë qe keni.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE