LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon seanca parlamentare/ Minatorët në protestë

23 Maj 2019, 08:19, Aktualitet CNA
Fillon seanca parlamentare/ Minatorët në protestë

Ndërkohë që seanca plenare ka filluar të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, minatorët kanë dalë në protestë.

Ata protestojnë për të kundërshtuar projektligjin që pritet të votohet sot në Parlament. Projektligji  që pritet të votohet sot është ?Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji?.

Minatorët ndër të tjera kërkojnë që të njihet dhe miratohet statusi i minatorit ndërsa mësohet se kanë thënë se “protestojmë për të drejtat tona”.

“Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tone. Pensioni është 35 mijë lek të reja. Nuk duam thërrime, duam statusin. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë uri?-janë shprehur më tej minatorët.

Vitin e fundit rreth 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.

 

Lajmet e fundit nga