LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Edi Rama në grusht shteti"/ Kujtim Gjuzi publikon 12 ushtarakët e qeverisjes

23 Maj 2019, 19:40, Aktualitet CNA
"Edi Rama në grusht shteti"/ Kujtim Gjuzi publikon 12

“Çfarë ndodh në 25 Maj?” Është tema që po diskutohen në studion e emisionit “360 Gradë” ku ndër pjesëmarrësit e tjerë është dhe Kujtim Gjuzi, deputeti i listës së opozitës, kryesues i Partisë Konservatore.

Gjatë diskutimit të tij, ndër të tjera, Gjuzi është pyetur sesi do vepronte nëse Lulzim Basha do ti telefonte për ta ftuar në protestë, por ka zbuluar dhe dymbëdhjetë ushtarakët me të cilët kryeministri Edi Rama qeverisë pushtetin vendor.

“Dymbëdhjetë kryeministrat e dymbëdhjetë prefektuarave janë me status ushtaraku dhe ky është një grusht shteti. Prandaj Partia Konservatore e ka thënë që është në grusht shteti Edi Rama… Nëse do kem një ftesë të drejtëpërdrejtë nuk kam për tja mbyllur telefonin. Kur dikush ma mbyll një herë telefonin mua, unë ja mbyll të paktën dy herë… Më 25 maj është e drejta e kryetarit të PD-së, të bëjë protestën e radhës dhe të shpresojmë të gjejë koherencën dhe të mbledhë ata faktorë rezistentë të opozitësh shqiptare parlamentare”,- ka artikuluar Kujtim Gjuzi./CNA.al

Lajmet e fundit nga