LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht Pallës lihet në mes të katër rrugëve

23 Maj 2019, 19:26, Aktualitet CNA
Denoncimi/ E përdhunuara e Bisht Pallës lihet në mes të

“Fiks Fare” risjell sot historinë e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës në vitin 2003.

Fundi i vitit 2003 shënoi një ngjarje të rëndë për ushtrinë shqiptare. Një 16 vjeçare nga Vlora, ngriti akuza për përdhunim dhe trafikim me qëllim prostitucionin për disa ushtarë dhe oficerë të bazës ushtarake të Bisht Pallës.

Ajo pretendonte se u mbajt për muaj më radhë në bazën ushtarake, ku përdhunohej sistematikisht madje dhe detyrohej të prostituonte brenda ambienteve te repartit. Policia dhe prokuroria në atë kohë pas hetimeve ndaluan 6 ushtarë, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë, u gjetën fajtorë për akuzat e ngritura. Por pavarësisht këtij hetimi, asokohe, prokuroria edhe pse e vërtetoi trafikimin nuk kërkoi për minorenen statusin e të trafikuarës.

Sot, pas 16 vjetësh , ajo e ka gjetur vetën në rrugë. Pa asnjë ndihmë e përkrahje. Por në këtë dhimbje dhe luftë për mbijetesë , përdore ka edhe vajzën e saj 11-vjeçare.

Xhoi, ashtu siç e thërrasin, pasi ky nuk është emri i saj i vërtet, tregon mes lotësh se shteti e ka lenë në harresë, dhe sot bashkë me vajzën ato janë në një gjendje tejet të mjeruar. Bredhin si cigane nga shtëpia në shtëpi, pasi edhe aty ku janë aktualisht rrezikojnë t?i nxjerrin jashtë për mos pagimin e qirasë. Ajo tregon se nuk punon dot pasi duhet të qëndrojë patjetër me vajzën.

Vajza sot është 11 vjeç, shkon në shkollë, por ka probleme të rënda psikologjike. Madje pasi nëna e mori nga institucioni i fundit ? Shtëpia e Fëmijës?, pas një lufte 10 vjeçare nëpër gjyqe, ka qëndruar me të për rreth 3 muaj pranë psikiatrisë së Tiranës. Ajo së bashku me psikologët hedhin akuza të forta, që vajzës në institucion mund t?i ketë ndodhur diçka që është katandisur në këtë gjendje. ?Vajza ka frikë se mos kthehet në institucion, por ne e kemi mbyllur atë derë, aty e kthej vetëm e vdekur. Do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut për të zbuluar çfarë i ka ndodhur vajzës që është sot në këtë gjendje? shprehet Xhoi.

Të njëjtat dyshime hedh edhe Sevim Arbana, drejtuese e shoqatës ?Në dobi të gruas shqiptare. Ajo tregon se e ka ndjekur rastin e Xhoit për vite me radhë, dhe janë munduar t?i rrijë sa më afër. Me shoqata të ndryshme janë munduar t?i gjejnë të ardhura për t?i paguar qiranë dhe për të përballuar jetën, por ka qenë gjithmonë e paragjykuar dhe e denigruar.

Xhoi është një vajzë e zgjuar që di katër gjuhë të huaja, ka disa diploma trajnimi, por sot është e papunë dhe pa shtëpi. Ajo duhet patjetër të kujdeset për vajzën pasi shteti për të nuk ka bërë asnjë gjë. As statusin e të trafikuar edhe pse i takonte ajo nuk e ka marrë asnjëherë. Në atë kohë prokuroria e çështjes nuk e kërkoi dhe sot Xhoi vuan pasojat e një historie që sipas Sevim Arbanës është një nga skandalet më të mëdha të dhunës seksuale dhe trafikimit të një vajze këto 30 vitet e fundit në vendin tonë. Sipas saj shteti duhet të kujtohet edhe njëherë pasi ajo ka nevojë për një punë, shtëpi mbi të gjitha për vajzën që kërkon aq shumë mbështetje psikologjike.

Bashkia e Tiranës, sipas Arbanës ka qenë një nga institucionet që e ka ndihmuar me shumë Xhoin. Madje edhe pas referimit të këtij rasti nga “Fiks Fare” pranë Drejtorisë së Strehimit ata reaguan menjëherë duke i siguruar qiranë për dy muaj dhe duke e futur në procedurë të përshpejtuar për të marrë bonusin e strehimit./ Top Channel/

Lajmet e fundit nga