LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për Krimet e Komunizmit/ Nënkryetarja e Kuvendit, bashkëshortja e ish sigurimsit i heq mikrofonin Alimadhit

23 Maj 2019, 10:07, Aktualitet CNA
Debati për Krimet e Komunizmit/ Nënkryetarja e Kuvendit,

Në seancën e sotme parlamentare po diskutohet raporti i  veprimtarisë vjetore të Institutit  të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Ky raport ka shkaktuar jo pak debate në Kuvend. Por, ajo që ka rënë në sy është reagimi i drejtueses së seancës Vasilika Hysi ndaj kreut të Partisë së Ballit Kombëtare, Adriatik Alimadhi.

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, bashkëshortja e  ish zyrtarit të sigurimit të shtetit,  i ka hequr mikrofonin Kryetarit të Partisë Ballit  Kombëtar, Adriatik Alimadhi ndërsa po fliste për luftën nacional çlirimtare dhe shtrembërimin e historisë për rolin e ballit në atë luftë.

“Të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallait (i drejtohet Spartak Brahos) që nuk di asgjë për historinë. Kur ky thotë se ballistët thanin pula, po ju keni ngrënë koka njerëzisht, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë. Kush more kriminelët partizanë dhe komunistë. Nëse me jepni një dokument që Balli ka vrarë një komunist apo partizan jap dorëheqjen”, ka thënë Alimadhi, por nënkryetarja e Kuvendit, Hysi i ka ndërprerë fjalën, duke i hequr mikrofonin.

Kujtojmë se bashkëshorti i Vasilika Hysit, Engjëll Hysi ka qenë komisar kufiri në vitet 1988-1990./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga