LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Vorë/ Publikon emrat e 5 kandidatëve të pandehur të Ramës

23 Maj 2019, 16:46, Aktualitet CNA
Basha në Vorë/ Publikon emrat e 5 kandidatëve të pandehur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në qytetin e Vorës. Para banorëve  kreu demokrat u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje me krimin.

?Nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, ato do të jenë pa Edi Ramën kryeministër, zgjedhje pa krimin, qeveri tranzitore që bashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje të mos jenë peng i krimit, por i qytetarëve.

Kjo betejë bëhet për të çliruar Shqipërinë. Për të çliruar ekonominë. Për t?i dhënë shans çdo shqiptari  të jetojë me dinjitet dhe punë të ndershme dhe jo me vjedhje dhe sevilizëm.

Shikoni çfartë bën Edi Rama. Pesë kandidatë të pandehur. Valbona Sako, Agron Malaj, Dionis Ymeraj, Pjerin Ndreu. Duhet të ishin para drejtësisë, por sot garojnë në zgjedhje.

Kemi edhe kandidatin e Shijakut që duhet të ishte sot para drejtësisë.

Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin?, shtoi më tej Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga